Home / Sport / Gallatasaraj interesohet për Xhon Terrin

Gallatasaraj interesohet për Xhon Terrin

Gallatasaraj po mundohet të përfitojë nga pasiguria në të ardhmen e Xhon Territ te Çelsi, për t’i ofruar këtij të fundit një kontratë trevjeçare me vlerë 200 mijë paund në javë, në tentativën për ta bindur t’i bashkohet skuadrës turke.

Klubi që ka filluar të koleksionojë lojtarë të mëdhenj si Drogba e Shnajder, mendon se mund të bindë mbrojtësin 32 vjeçar t’i japë fund karrierës së tij prej 14 sezonesh në radhët e ekipit londinez. Ata janë thuajse të sigurt se oferta prej 30 milion paund që do t’i vihet para lojtarit, do të jetë e parefuzueshme për këtë të fundit, që tashmë nuk ka siguri se është zgjedhje e parë në formacionin e Çelsit.
Mbrojtësi nuk shihet si titullar nga trajneri aktual, Rafael Benitez, ndërsa fati i tij do të përcaktohet në verë nga trajneri i ri që do të emërohet në drejtimin e skuadrës. Për më tepër, kontrata e tij me londinezët zgjat edhe për një vit, ndërsa ky klub ka bërë të qartë se nuk ka shumë “respekt” për legjendat, sepse nuk i ofron atyre kontrata më të gjata se një vit.
Kjo ka shtyrë Gallatasarajin të bëjë gati “paketën” e investimit, ku përfshihet edhe një shifër prej 8 milion paund që do të përfundojë në arkat e Çelsit nëse Terri pranon transferimin në verë.
Një muaj më parë, Terri deklaroi se do t’i qëndronte përgjithmonë besnik ngjyrave të skuadrës së Çelsit, duke e quajtur të pamundur aktivizimin e tij me një tjetër skuadër angleze. Por ai ka lënë gjithçka të hapur për një aventurë jashtë Anglisë, me Gallatasarajin që për momentin duket zgjidhja më e mirë e mundshme, duke parë ambiciet e skuadrës turke.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *