Home / Lajme / Maqedoni / Gara për lidershipin e LSDM

Gara për lidershipin e LSDM

2 maj-Nga ana tjetër, për kryesimin e socialdemokratëve maqedonas në garë do të jetë edhe Radmilla Sheqerinska si dhe Zoran Zaev. Këto të fundit pretendojnë si dyshe të marrin kryesimin e partisë, njëri në pozitën e liderit dhe tjetëri si zëvendës.

Në Maqedoni këtyre ditëve po vazhdojnë debatet dhe lëvizjet politike përbrenda partisë më të madhe opozitare maqedonase Lidhja Social Demokrate (LSDM) për fitoren e lidershipit të kësaj partie, pas tërheqjes së liderit të deritanishëm veteran, Branko Cërvenkovski. Ky i fundit, në këshillin e përgjithshëm partiak konfirmoi se do të tërhiqet nga kreu i partisë dhe nuk do të rikandidohet, por edhe nuk do të shprehë përkrahje për asnjë grupim që synon kryesimin e partisë.

Deri tani kandidaturat kanë deponuar dhe publikuar Kire Naumov, ish-shefi i Agjencisë për Kundërzbulim në Maqedoni, që ishte emëruar në këtë pozitë nga Cërvenkovski, gjatë mandatit të tij të presidentit të vendit. Kandidati i dytë është Zoran Jovanovski, një kuadër i përgaditur dhe bankier, por ai gjithashtu konsiderohet si një prurje e re nga Cërvenkovski. Nga ana tjetër, për kryesimin e socialdemokratëve maqedonas në garë do të jetë edhe Radmilla Sheqerinska si dhe Zoran Zaev. Këto të fundit pretendojnë si dyshe të marrin kryesimin e partisë, njëri në pozitën e liderit dhe tjetëri si zëvendës. (INA)

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *