Home / Lajme / Maqedoni / Gjendja e mjerueshme nëpër burgje

Gjendja e mjerueshme nëpër burgje

16 maj-Në stacionet e policisë nuk ekzistojnë hapësira të veçanta për bastisjen e personit të mbajtur, ndërsa në disa prej tyre, edhe pse ekzistojnë hapësira të veçanta për marrje në pyetje, ndërsa akoma për këtë qëllim shfrytëzohen zyra zyrtare të inspektorëve policorë. Personat e mbajtur në stacionet policore rrallë herë e realizojnë të drejtën e mbrojtësit, ndërsa gjithashtu nuk janë theksuar të drejtat e personave të privuar nga liria.

Avokati i popullit, Ixhet Memeti sot deklaroi se pjesa më e madhe të stacioneve të policisë për mbajtjen e personave, pjesërisht ose aspak nuk i plotësojnë standardet, në burgjet ekziston stërmbushje, sektoret për arrest pjesërisht i plotësojnë standardet maksimale, ndërsa në spitalet psikiatrike kushtet për vendosje janë të papërshtatshme, por se po rikonstruohen. Gjendja në vendet ku po mbahen njerëzit e privuar nga liria, vlerëson ai, diku po përmirësohet, ndërsa diku po bëhet më e keqe.

Këto janë pjesë e konstatimeve të Raportit vjetor për vitin 2012 të Mekanizmit parandalues kombëtar të Avokatit të popullit të prezentuara në konferencën e sotme për shtyp. Janë zbatuar 32 vizita parandaluese të paparalajmëruara prej të cilave 25 të rregullta dhe shtatë të njëpasnjëshme. Janë vizituar 17 stacione të policisë, nëntë Shtëpi ndëshkuese përmirësuese dhe Shtëpi edukative përmirësuese, tre spitale psikiatrike dhe tre vende të tjera. Është siguruar qasje multidisiplinuese në vizitat përmes involvimit të ekspertëve të jashtëm.

Memeti theksoi se në disa stacione policore ku janë ndërtuar hapësira të reja për mbajtje është konstatuar se edhe më tej shfrytëzohen edhe hapësirat e vjetra. Hapësirat e reja kanë videombikëqyrje, e cila është vendosur për kryerjen e kontrollit dhe prandaj bastisjet duhet të udhëhiqen në to, thotë Memeti, duke theksuar se kanë dërguar rekomandim deri te këto institucione lidhur me shfrytëzimin e videombikëqyrjes. Sipas tij, kjo mënyrë e monitorimit të të punësuarve është e mirë dhe e rregulluar me ligj, por më e rëndësishmja është se si ruhen materialet e incizuara.

Në stacionet e policisë nuk ekzistojnë hapësira të veçanta për bastisjen e personit të mbajtur, ndërsa në disa prej tyre, edhe pse ekzistojnë hapësira të veçanta për marrje në pyetje, ndërsa akoma për këtë qëllim shfrytëzohen zyra zyrtare të inspektorëve policorë. Personat e mbajtur në stacionet policore rrallë herë e realizojnë të drejtën e mbrojtësit, ndërsa gjithashtu nuk janë theksuar të drejtat e personave të privuar nga liria.

Në burgjet, pjesërisht zbatohen dispozitat e Ligjit për kryerjen e sanksioneve. Nuk respektohet maksimumi ligjor për vendosjen e më së shumti pesë personave në një dhomë kolektive, ndërsa nga ana tjetër nuk respektohet standardi evropian prej minimum katër metra katrorë për një person. Memeti shprehu brengosje pasi që personat e arrestuar kalojnë nga 22-23 orë në arrest. Si johumanë dhe poshtëruese janë vlerësuar kushtet dhe vendosja në qeli për një person. Jo gjithmonë vendoset marrëdhënie mjek-pacientë, e drejta e arsimit nuk realizohet në mënyrë ligjore, ndërsa është i ulët dhe i pakënaqshëm niveli i angazhimit të punës.

“Disa herë shprehëm gatishmëri për zbatimin joefikas të hetimit të drejtorisë së burgut gjatë ekzistimit të dyshimit për sulm fizik apo dhunë”, tha Memeti.

Sipas tij, Drejtoria për kryerjen e sanksioneve me rekomandimin e tyre ka mbyllur dy hapësira të repartit të burgut të SHNP Burgu i Shkupit si dhe dy hapësira në repartin e hapur të SHNP Idrizovë.

Në raportin e tij Avokati i popullit jep rekomandime për përmirësimin dhe parandalimin e gjendjeve në institucionet ku mbahen personat e privuar nga liria. Raporti do të dorëzohet deri te të gjitha institucionet kompetente, si dhe deri te nënkomiteti i KB-së për parandalim nga tortura.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *