Home / Sport / Gjermania B shkëlqen në miqësore, Anglia jo

Gjermania B shkëlqen në miqësore, Anglia jo

Lukas Podolskit i janë nevojitur vetëm 9 sekonda kohë për të kaluar në avantazh Gjermaninë në miqësoren ndaj Ekuadorit, të përfunduar me rezultatin 4-2 dhe ku sulmuesi ishte protagonisti kryesor duke hyrë në historinë e përfaqësueses me golin më të shpejtë të saj.

Futbollisti i Arsenalit shënoi dy gola dhe dha një asist në dy golat e tjerë të shënuar nga Lars Bender në 23 minutat e para për të vulosur fitoren 4-2 të kësaj sfide ku në fakt paraqitej e ashtuquajtura “Gjermania B”, pasi mungojnë lojtarët e Bajern Mynih e Shtutgart, pa harruar edhe dyshen Ozil-Khedira të Real Madrid, të cilët janë ende në aktivitet në klubet e tyre.
Ndërkohë, Anglia nuk është paraqitur edhe aq mirë në derbin britanik ndaj Irlandës, një sfidë që mungonte prej 18 vitesh për shkak të problemeve të vazhdueshme mes tifozerive të dy palëve. Takimi ka përfunduar me rezultatin 1-1, falë dy golave në pjesën e parë nga Long për irlandezët dhe Lampard për anglezët. Megjithatë, komentet pas ndeshjes nuk kanë qenë pozitive për Anglinë e Hodgson e cila aktualisht po vuan sidomos në lojën ofensive, duke hedhur dyshime të mëdha mbi aftësinë për të fituar grupin eliminator të Botërorit 2014.
Një tjetër ndeshje interesante miqësore e luajtur mbrëmë ishte ajo mes SHBA dhe Belgjikës, ku skuadra evropiane fitoi me rezultatin 4-2 duke konfirmuar se nuk gjendet rastësisht në vendin e 15-të në renditjen e FIFA-s.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *