Home / Lajme / Maqedoni / Gjykata Supreme e konfirmoi dënimin me burg për Boshkoskin

Gjykata Supreme e konfirmoi dënimin me burg për Boshkoskin

14 maj-Boshkoski deri më tani ka vuajtur dy vjet burg nga dënimi, ndërsa i kanoset edhe dënimi me burg për vrasjen e Marjan Tushevskit dhe Kiro Janev për rastin “Rover”. Ky proces gjyqësor është në vijim akoma

Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë e konfirmoi dënimin me burg prej pesë viteve për Lube Boshkoskin, për rastin “Fushata”, i cili u akuzua për keqpërdorimin e detyrës dhe autorizimit zyrtar dhe financimit joligjor të fushatës zgjedhore.

Gjykata Penale e dënoi liderin e partisë “Të bashkuar për Maqedoninë” me shtatë vjet burg, por pas ankesës Gjykata e Apelit e uli dënimin për dy vjet.

Boshkoski deri më tani ka vuajtur dy vjet burg nga dënimi, ndërsa i kanoset edhe dënimi me burg për vrasjen e Marjan Tushevskit dhe Kiro Janev për rastin “Rover”. Ky proces gjyqësor është në vijim akoma

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *