Home / Sport / Gostivari kualifikohet në Ligën e Parë (VIDEO)

Gostivari kualifikohet në Ligën e Parë (VIDEO)

Gostivar, 29 Maj – Qyteti i Gostivarit të martën ishte përfshirë nga një festë e madhe, pasi që skuadra e futbollit me të njëjtin emër siguroi kualifikim në Ligën e Parë të futbollit në vend, pas fitores 5:1 ndaj Pobeda Juniorit.

Kjo do të jetë hera e parë që një skuadër nga kjo komunë, do të jetë pjesë e elitës së futbollit vendor. Gostivari ka lënë pas një sezon të shkëlqyeshëm, duke arritur në fund ta kurrorëzojë me avansim në kategorinë më të latrë. Në pritje të ndeshjeve të xhiros së fundit, të 30-të, Gostivari kishte nevojë për fitore ndaj Pobeda Juniorit dhe pa marrë parasysh rezultatet e ndeshjeve tjera, ekipi siguronte elitën. Duke ditur kualitetin e ekipit, të gjithë ishin përgatitur për festë të madhe në nder të arritjes historike. Stadiumi i qytetit në Gostivar ishte tepër i vogël për të pranuar brenda gjithë dashamirët e futbollit, që ishin të pranishëm mbi 4 000. Të vetëdijshëm për rëndësinë e përballjes, futbollistët që në fillim nisën furishëm dhe pas vetëm 4 minutave lojë, Dragan Paunov sjell depërtim fantastik, duke realizuar për epërsi 1:0 dhe delirium të vërtetë në tribuna. Altin Loga në minutën 32-të godet saktë për 2:0, ndërsa katër minuta më vonë miqtë në goditjen e parë drejt portës përmes Veljanoskit arrijnë të zbusin rezultatin në 2:1. Pjesa e dytë solli dominim të plotë të Gostivarit, ndërsa në minutën e 59-të, Eshtref Dehari me goditje fantatike shënon super gol për epërsi 3:1. I njëjti futbollist në minutën e 71 arrin të shënojë me kokë për 4:1, pas harkimit të mirë të Llogës. Rezultatin përfundimtar Gostivari 5, Pobeda Juniori 1, e vendosi Dragan Paunov në minutën e 78-të, kur shfrytëzoi harkimin e mirë dhe me kokë shënoi golin e tij të dytë personal në këtë përballje. Fishkëllima e fundit e arbitrit Tode Bllazhevski ishte shenjë për fillimin e një feste të madhe, ndërsa pak minuta u deshtën që tereni të përfshihet nga qindra tifozë që së bashku me futbollistët, stafin teknik dhe kryesinë e klubit festonin suksesin historik të skuadrës së tyre. “Këto emocione janë të papërshkrueshme për shkak se deri më tani asnjë ekipi nga Komuna e Gostivarit nuk i ka shkuar për dore për 90-të vite me rradhë që të ngjitet në elitën e futbollit. Ne pas një mundi dhe lodhje të madhe katërvjeçare, sot kurorëzojmë gjithë atë mund që kemi dhënë për katër vite. Këto emocione janë të papërshkrueshme dhe besoj se janë të mëdha për çdo futbolldashës nga Gostivari, për shkak se ata kanë patur një dëshirë të madhe që të kenë një ekip nga Gostivari në elitën e futbollit, që të mund të ndjekin të gjithë ndeshjet, për shkak se zakonisht një numër i madh i futbolldashësve shkojnë deri në Tetovë dhe Shkup për të ndjekur ndonjë ndeshje nga elita e futbollit”, u shpreh në mes të emocioneve njëri ndër mëtë merituarit për këtë arritje, presidenti i klubit Vesel Memedi. “Jam shumë i kënaqur me këtë arrijte dhe s’gjej fjalë të përshkruaj këtë ndjenjë. Dua vetëm të falemenderoj tifozët për mbështetjen, kryesinë dhe në veçanti profesor doktor Vesel Memedin që ka qenë në çdo hap pranë neve”, deklaroi nën emocione golaëshënuesi më i mirë i Gostivarit, Eshtref Dehari.

Në ndeshjet tjera Makedonija Gj.P. mundi 3:2 Skopjen dhe siguroi kualifikim direkt në Ligën e Parë, ndërsa Skopje së bashku me Euromilkun duhet të luajnë në balotazh në kërkim të elitës. Nga Liga e Dytë largohen Ohri 2004 dhe Tikveshi, ndërsa skuadra Babi do të duhet të luajë në balotazh.

Rezultatet e javës së 30-të:
Gostivari – Pobeda J 5:1
Korzo – Babi 2:0
Rrufeja-M – Tikveshi 5:0
11 Oktomvri – Miravci 0:1
Euromilk – Novaci 3:1
Vrapçishti – Lokomotiva 3:4
Ohri 2004 – Maxhari 0:3 (zyrtarisht)
Makedonija Gj.P – Skopje 3:2

GOSTIVARI KUALIFIKOHET NË LIGËN E PARË ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *