Home / Sport / Gostivari një hap pranë Ligës së Parë

Gostivari një hap pranë Ligës së Parë

“Ishte një fitore e madhe për skuadrën tonë dhe unë dua të përgëzoj bashkëlojtarët, stafin teknik, kryesinë dhe tifozët tanë të mrekullueshëm. Ky triumf hap dyert drejt realizimi të ambicieve tona dhe unë jam shumë i lumtur që gjërat morën kahjen e duhur. Kemi punuar shumë për të qenë këtu dhe mundi jonë tani po shpaguhet. Megjithatë ne nuk kemi kohë për festë, duhet të lëmë anësh euforinë dhe të përgatitemi për sfidën e fundit. Duam të shmangim çfardo lloj mundësie për befasi dhe për këtë qëllim maksimalisht të koncentruar presim sfidën e fundit me Pobeda Juniorin. Të fitojmë edhe atë përballje dhe më pas të gjithë së bashku mund të festojmë këtë sukses historik”, deklaroi sulmuesi i Gostivarit, Eshtref Dehari.

Klubi i futbollit Gostivari ka barë një hap të madh drejt kualifikimit historik në Ligën e Parë të futbollit në vend, pasi të shtunën ka mundur Maxharin në Shkup me rezultat 2:0. Me këtë fitore, Gotivari ruan pozitën e tretë me 62 pikë të tubuara, mirëpo mbetet në pozitë më të mirë për hyrje në elitë, pasi në xhiron e fundit ndërmjet veti përballen dy skuadrat e kreut Makedonija Gj.P. që ka 64 pikë dhe Skopje me 63. Kështu Gostivari ka nevojë vetëm të fitojë Pobeda Juniorin, për të vulosur ngjitjen në kategorinë e parë të futbollit në vend. Duke patur parasysh këta kalkulime që mund të ndodhin në dy xhirot e fundit, nga tabori i Gostivarit me të drejtë e vlerësuan si ndeshje vendimtare transfertën me Maxharin në Shkup. Pikët nga kjo përballje ishin kurciale dhe gostivarasit me triumfin e marë konfirmuan se meritojnë të jenë në mesin e ekipeve më të mirë në elitë. Të përkrahur nga një numër i konsiderueshëm në tifozëve, Gostivari diktoi tempon e lojës, që u karakterizua me shumë nervozë dhe taktizim. Maxhari dëshironte të ndal hapin e Gostivarit, mirëpo miqtë në fund të ndeshjes thyen rrezistencën vendase. Pas shumë rasteve të humbura nga të dyja palët, momenti i ndryshimit erdhi në minutën e 78-të, kur Xhihan Seferi me goditje të matur shënon për gëzim të madh të mysafirëve. Vendasit tentuan të barazojnë, mirëpo ishte Gostivari që në kohën shtesë përmes Malik Belulit shënoi golin e dytë, duke fiksuar fitoren 2:0. Gëzim i madh në taborin e Gostivarit dhe tifozëve të tyre që kishin udhëtuar drejt Shkupit për të mbështetur skuadrën e tyre në këtë transfertë deçizive. “Ishte një fitore e madhe për skuadrën tonë dhe unë dua të përgëzoj bashkëlojtarët, stafin teknik, kryesinë dhe tifozët tanë të mrekullueshëm. Ky triumf hap dyert drejt realizimi të ambicieve tona dhe unë jam shumë i lumtur që gjërat morën kahjen e duhur. Kemi punuar shumë për të qenë këtu dhe mundi jonë tani po shpaguhet. Megjithatë ne nuk kemi kohë për festë, duhet të lëmë anësh euforinë dhe të përgatitemi për sfidën e fundit. Duam të shmangim çfardo lloj mundësie për befasi dhe për këtë qëllim maksimalisht të koncentruar presim sfidën e fundit me Pobeda Juniorin. Të fitojmë edhe atë përballje dhe më pas të gjithë së bashku mund të festojmë këtë sukses historik”, deklaroi sulmuesi i Gostivarit, Eshtref Dehari. Në ndeshjet tjera Rufeja-M mundi 2:0 Pobeda Juniorin në Prilep, Vrapçishti shkatëroi Tikveshin në Kavardar, duke e mundur me rezultat 6:1, Makedonija Gj.P. fitoi 4:0 Lokomotivën, Skopje fitoi 3:1 Korzon, ndërsa Miravci fitoi 2:0 Euromilkun dhe e largoi nga lufta për kualifikim direkt në Ligën e Parë.

Rezultatet e javës së 29-të
Babi – 11 Oktomvri 5:1
Pobeda J – Rrufeja-M 0:2
Skopje – Korzo 3:1
Maxhari – Gostivari 0:2
Lokomotiva – Makedonija Gj.P 0:4
Novaci – Ohri 2004 3:0 (zyrtarisht)
Miravci – Euromilk 2:0
Tikveshi – Vrapçishti 1:6

Në xhiron e 30 takohen:
Gostivari – Pobeda J
Korzo – Babi
Rrufeja-M – Tikveshi
11 Oktomvri – Miravci
Euromilk – Novaci
Vrapçishti – Lokomotiva
Ohri 2004 – Maxhari
Makedonija Gj.P – Skopje

Gjithashtu lexo

Minutat e para të Neymarit ndaj Toulouse: Përlotet, driblon bukur, godet shtyllën dhe në fund shënon gol (Foto/Video)

Fillimi i ndeshjes së Neymarit me Paris Saint Germainin ndaj Toulouse ka nisur me emocione …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *