Home / Sport / Gostivari pranë Ligës së Parë

Gostivari pranë Ligës së Parë

“Ne vazhdojmë me punën tonë dhe gjërat për momentin shkojnë sipas planit. Fitorja e fundit na rrit gjasat për të hyrë në Ligën e Parë, ndërsa shërbim të madh na bën fitorja e Vrapçishtit ndaj Makedonija Gj.P., e cila tani detyrohet të luajë për veten dhe ka shumë pak gjasa të kalkulojë me Skopjen në xhiron e fundit. Ne tani koncentrohemi të fitojmë Maxharin, ndërsa nëse dalim me tre pikë nga Shkupi, 99% do të jemi në Ligën e Parë’, është shprehur sulmuesi i Gostivarit, Eshtref Dehari.

Skuadra e Gostivarit është gjithnjë e më pranë promovimit në anëtare të Ligës së Parë të futbollit në vend, pasi epilogu i ndeshjeve të xhiros së 28-të në Ligën e Dytë, ka tollovitur krejtësisht situatën në kreun e renditjes. Makedonija Gj.P. që ishte thuajse e kualifikuara e sigurtë në elitën e futbollit vendor, ka pësuar disfatë të papritur në fushë të Vrapçishtit, ndërsa rivalët tjerë për kreun Skopje, Gostivari dhe Euromilku morën nga tre pikë të planifikuara, duke bërë që diferenca mes vendit të parë dhe të katërt të jetë vetëm 3 pikë. Skuadra e Gostivarit duke qenë e bindur për të kërkuar deri në fund shansin e vet për kualifikim direkt, në ndeshjen me Novacin hyri pa kalkulime dhe në kërkim të fitores. Paunov shënoi dy gola, ndërsa një tjetër shtoi Dehari, për fitore të sigurtë 3:0 dhe tre pikë të reja me të cilat i ofrohen në dy pikë vendit të parë. Gostivari tani koncentrohet në dy ndeshjet e fundit, ndërsa duket se vendimtare do të jetë transferta e rradhës me Maxharin në Shkup. “Ne vazhdojmë me punën tonë dhe gjërat për momentin shkojnë sipas planit. Fitorja e fundit na rrit gjasat për të hyrë në Ligën e Parë, ndërsa shërbim të madh na bën fitorja e Vrapçishtit ndaj Makedonija Gj.P., e cila tani detyrohet të luajë për veten dhe ka shumë pak gjasa të kalkulojë me Skopjen në xhiron e fundit. Ne tani koncentrohemi të fitojmë Maxharin, ndërsa nëse dalim me tre pikë nga Shkupi, 99% do të jemi në Ligën e Parë’, është shprehur sulmuesi i Gostivarit, Eshtref Dehari, i cili po zhvillon një pranverë të shkëlqyeshme, duke shënuar të paktën nga një gol në secilën ndeshje të skuadrës së tij.Gjasat e Gostivarit i rrit fakti që Makedonija Gj.P. humbi 1:0 nga Vrapçishti. Igor Savevski ishte autor i golit të fitores për Vrapçishtin, që komplikon në maksimum punët rreth skuadrave që do të kualifikohen në Ligën e Parë. Kjo për faktin se Makedonija Gj.P. detyrohet të luajë për veten në dy xhirot e mbetura, deri sa duhet cekur se javën e fundit në teren të vet presin ekipin e vendit të dytë, Skopjen. Kjo e fundit shënoi fitore minimale 0:1 në fushë të 11 Oktomvrit në Prilep. Rufeja-M me shumë probleme në formacion, për shkak të mungesës së nëntë futbollistëve të larguar nga skuadra, arrin fitore të sigurtë 4:2 përballë Maxharit. Bajram Memeti shënoi dy gola, ndërsa nga një shtuan Ismaili dhe Imeri, për të sjellë tre pikë të reja që Rufenë e përforcojnë në pozitën e 5-të në renditje. Në ndeshjet tjera, Korzo mundi 2:1 Lokomotivën, Euromilku 3:0 fitoi Babin, Tikveshi u mund 2:4 nga Pobeda Juniori, ndërsa Miravci ka marrë fitore zyrtare 3:0 nga përballja me Ohrin e larguar nga garat.

Rezultatet e javës së 28-të:
Vrapçishti –Makedonija Gj.P 1:0
Korzo – Lokomotiva 2:1
11 Oktomvri – Skopje 0:1
Euromilk – Babi 3:0
Ohri 2004 – Miravci 0:3 (zyr)
Gostivari – Novaci 3:0
Rrufeja-M – Maxhari 4:2
Tikveshi – Pobeda J 2:4

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *