Home / Sport / Gostivari rrikthet në lojë për kualifikim direkt

Gostivari rrikthet në lojë për kualifikim direkt

Fitorja 3:1 e Gostivarit në transfertën me Miravcin, kampionët e vjeshtës të Ligës së Dytë i ka kthyer në lojë për kualifikim direkt në Ligën e Parë të futbollit në vend. Rrufeja-M nga Novaci u kthye me tre pike, ndërsa golin e vetëm e ka shënuar Bajram Memedi. Vrapçishti nga Prilepi kthehet me një pike duke luajtur 1:1 përballë Pobeda Juniorit.

Edhe pse disa dështime në pranverë bënë që Gostivari nga pozita e parë të bie në vendin e tretë dhe kualifikimin në Ligën e Parë ta ëndërojë vetëm përmes ndeshjes së balotazhit, situata ka ndryshuar pas ndeshjeve të xhiros së 27-të në kategorinë e dytë të futbollit vendor. Gostivari kthehet me tre pikë të mëdha nga transferta me Miravcin, ku shënuan fitore të sigurtë 3:1. Vendasit hapën më mirë ndeshjen dhe pas disa mundësive të humbura, në minutën e 36-të Ristov gjen në zonë Shterjovin, ndërsa ky i fundit realizon për epërsi 1:0 të vendasve. Gostivari refuzoi të dorëzohet dhe dy minuta para fundit të pjesës së parë, Cvetanovski barazon shifrat në 1:1. Pjesa e dytë solli dominim të Gostivarit dhe shanse para portës vendase, ndërsa ndeshja mori kahje tjetër kur në minutën e 70-të portieri vendas Pavlov, shkakton faul në zonë dhe ndëshkohet me karton të kuq. Gostivari nuk arrin të avansojë pas huqjes së penaltisë, mirëpo pesë minuta më vonë gjërat hynë në binarë, kur Paunov shënoi për epërsi 1:2 të miqve. Rezultati final Miravci 1, Gostivari 3 u fiksua në minutën e 90-të, kur në listën e golashënuesve u regjistrua Eshtref Dehari. Me këtë fitore Gostivari ngjitet në pozitën e tretë me 56-të pikë, një më pak se Skopje në vendin e dytë, që garanton kualifikim direkt në Ligën e Parë. Paraqitje e suksesshme në transfertë edhe për Rufenë e Miletinës, që arrin të fitojë 0:1 në fushë të Novacit. Edhe pse me mungesë të 9-të futbollistëve, Rufeja tregoi lojë të mirë dhe me golin e Bajram Memedit shënuan fitore, duke i mundësuar triumfin e parë trajnerit të ri Halim Hodai. Me këta tre pikë Rufeja-M përforcon vendin e pestë në renditje me 47 pikë të tubuara. Vrapçishti vazhdon serinë e barazimeve, duke luajtur 1:1 në Prilep me Pobeda Juniorin. Zdraveveski në minutën e 8-të i dha epërsi Pobedës, ndërsa 15-të minuta para fundit Bogdanovski barazoi shifrat në 1:1, duke i siguruar një pikë skuadrës së tij. Lideri i renditjes, Makedonija Gj.P në teren të vet nuk shkoi përtej barazimiti 1:1 me Korzon, ndërsa me të njëjtin rezultat ka përfunduar edhe derbi i madh i Ligës së Dytë, ndërmjet Skopjes dhe Euromilkut. Ky barazim i konvenoi më së shumti Gostivarit, që në tre xhirot e mbetura do të kërkojë kualifikim direkt në Ligën e Parë. Pas 27-të xhirove të zhvilluara lider është Makedonija Gj.P. me 61 pikë, para Skopjes që ka 57 dhe Gostivarit në pozitën e tretë me 56 pikë .

Rezultatet e javës së 27-të:

Pobeda J – Vrapçishti 1:1
Maxhari S – Tikveshi 6:0
Novaci – Rrufeja-M 0:1
Miravci – Gostivari 1:3
Babi – Ohri 2004 3:0 (zyrtarisht)
Skopje – Euromilk 1:1
Lokomotiva – 11 Oktomvri 7:1
Makedonija Gj.P – Korzo 1:1.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *