Home / Lajme / Maqedoni / Greqia i bëri thirrje Maqedonisë të pranojë përcaktim gjeografik për emrin

Greqia i bëri thirrje Maqedonisë të pranojë përcaktim gjeografik për emrin

9 maj-“Përkundrazi: Takimet e tilla janë veçanërisht të dobishme dhe konstruktive, sepse ata formojnë, krijojnë, konsolidojnë klimë, atmosferë të besimit në marrëdhëniet tona”, deklaroi Avramopulos duke përkujtuar se është takuar me Besimin kur të dy kanë qenë ministra të mbrojtjes.

Athina zyrtare dërgoi një porosi të qartë deri te Shkupi në takimin e djeshëm midis ministri të Punëve të jashtme Dimitris Avramopulos dhe zëvendëskryetarit të Qeverisë së Maqedonisë për çështje evropiane Fatmir Besimi, njoftuan të gjitha mediat greke.

“Avramopulos: do të pranojmë emër me përcaktim të qartë gjeografik” është titulli pothuajse në të gjitha mediat greke të cilat konkludojnë se zgjidhja e çështjes për emrin është kusht për Maqedoninë që t’i fillojë negociatat inkuadruese me BE-në.

“Avramopulos dërgoi porosi të fuqishme deri te Maqedonia pas takimit të tij me zëvendëskryeministrin i obliguar për çështje evropiane Fatmir Besimi, duk theksuar se marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe zgjidhja e kontestit për emrin janë kushte për kursin euroatlantik të Maqedonisë”, komenton televizioni shtetëror ERT.

Duke mos hequr dorë nga përvoja e deritanishme, Athina zyrtare edhe këtë herë shfrytëzoi ta theksojë “konstruktivitetin” e saj duke theksuar se “Greqia çdoherë ka qenë urë midis të gjithë fqinjëve të saj dhe Evropës” dhe se “kjo është parë në qëndrimin e saj të fuqishëm dhe rolin e saj vital dhe stabilizues”.

Opinionit grek i është transmetuar edhe konstatimi i Avramopulos se “fakti që ekzistojnë probleme nuk do të thotë se nuk bisedojmë për punët”.

“Përkundrazi: Takimet e tilla janë veçanërisht të dobishme dhe konstruktive, sepse ata formojnë, krijojnë, konsolidojnë klimë, atmosferë të besimit në marrëdhëniet tona”, deklaroi Avramopulos duke përkujtuar se është takuar me Besimin kur të dy kanë qenë ministra të mbrojtjes.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Athina, askush në Greqi në këtë kontest nuk pyetet për cilat takime flet ministri i tyre, askush nuk i përmendi ftesat nga ana e kreut shtetëror të Maqedonisë për takime me funksionarët grekë, të cilët mbetën pa përgjigje ose të refuzuar. Vetëm para katër muajve, Avramopulos e refuzoi ftesën e eurokomisarit Shtefan Fyle për takim trilateral me shefin e diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Poposki.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *