Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski për gazetën argjentinase ‘La Nasion’: Ofrojmë shpenzime më të ulëta për udhëheqjen e biznesit

Gruevski për gazetën argjentinase ‘La Nasion’: Ofrojmë shpenzime më të ulëta për udhëheqjen e biznesit

14 maj-“Krahas kësaj, kemi edhe zona ekonomike në të cilat kompanitë të cilat investojnë nuk paguajnë tatim të fitimit dhe tatim personal të të ardhurave në dhjetë vitet e para. As, nuk paguajnë taksa doganore për importimin e lëndëve për prodhimin e tyre”, shpjegon kryeministri argjentinas “La Nasion”.

Dy javë pas përfundimit të vizitës së delegacionit të Maqedonisë të kryesuar nga kryeministri, Nikolla Gruevski gazeta ditore argjentinase më me renome “La Nasion” në edicionin e saj për fundjavë publikon artikull kushtuar mundësive të cilat i ofron Maqedonia për kompanitë argjentinase, në të cilin kryeministri Gruevski i thekson shpenzimet e ulëta për udhëheqjen e biznesit dhe pakos më të ulët tatimore në Evropë, mjedisit ekonomik stabil dhe mundësitë për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik midis palës së Maqedonisë dhe argjentinase.

“Kryeministri Nikolla Gruevski erdhi në vend që të realizojë biznes relacione. Me këtë mision ai para dy javësh e vizitoi Argjentinën dhe u takua me nënkryetarin Amado Budu, drejtor i Drejtorisë argjentinase për të ardhura publike AFIP, Rikardo Eçegaraj, si dhe me persona udhëheqës nga Unioni industrial i Argjentinës (UIA). Në bisedën me “La Nasion” e potencoi angazhimin e Qeverisë së tij për përmirësimin e standardit social të popullit në Maqedoni, progresin e vendit nga pozita e 94 deri në të 23-të sipas radhitjes në Bankën Botërore. Me qëllim të theksimit të asaj që është atraktive, potencoi se Maqedonia ka marrëveshje me të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, ndërsa kjo është ajo që një kompanie që është themeluar atje i lejon të eksportojë në tregjet evropiane pa paguar taksa doganore. Përveç kësaj, ofrojmë shpenzime të ulëta për të bërë biznes”, thuhet në artikullin e kësaj gazete ditore argjentinase.

Gruevski, shtohet në të, i cili është 42 vjeç, thekson se Maqedonia është vendi i cili ka tatime më të ulëta në mbarë Evropën.

“Krahas kësaj, kemi edhe zona ekonomike në të cilat kompanitë të cilat investojnë nuk paguajnë tatim të fitimit dhe tatim personal të të ardhurave në dhjetë vitet e para. As, nuk paguajnë taksa doganore për importimin e lëndëve për prodhimin e tyre”, shpjegon kryeministri argjentinas “La Nasion”.

Për këtë gjë, shtohet në artikullin e gazetës, vendi i vogël prej 25.713 km², i cili ka qenë i pavarur në vitin 1991, tërhoqi më shumë kompani multinacionale, të cilat e shfrytëzojnë këtë platformë që t’i eksportojnë prodhimet e tyre në mbarë botën.

Sa i përket sferave në të cilat sheh mundësi më të mëdha për të bërë biznes midis Argjentinës dhe Maqedonisë, Gruevski i thekson bujqësinë, industrinë automobilistike, kimike dhe industrinë e tekstilit.

“Me ekonomi shumë stabile, me inflacion prej dy për qind, valutë (denar) lidhur me euron dhe shkurtimin e fuqishëm të byrokratisë shtetërore, Maqedonia duket se është diametralisht e kundërt nga Argjentina. Aq më shumë, kur u konsultua Gruevski për sfidat argjentinase për bashkëpunim edhe atë lidhur me barrierat lokale për importin, inflacionin e lartë, rënien e dollarit, mbylljen e tregtisë së jashtme, ai thotë se beson në ato se këto gjendje do të ndryshojnë me kohë dhe se do të mund të realizohen biznes relacione midis dy vendeve”, theksohet në artikull.

Në të është theksuar qëndrimi i kryeministrit Gruevski se nga vizita e tij në Unionin industrial të Argjentinës e ka arritur atë që është planifikuar, gjegjësisht njoftimin e industrisë lokale me biznes potencialet e Maqedonisë dhe vendosjen e konektimit me sipërmarrës individualë. Përveç kësaj, nga takimi i tij me Budun dhe Eçegaraj, ka dalë nënshkrimi i Memorandumit për mirëkuptim për mbrojtjen e investimeve në dy vendet. Një hap tjetër, sipas Gruevskit, do të ishte nënshkrimi i marrëveshjeve për shmangien e tatimit të dyfishtë.

Parimi nga i cili udhëhiqet Gruevski, shtohet në të, është që sa më shumë kompani internacionale të hapin qendrat e tyre prodhuese në Maqedoni dhe që atje të eksportojnë në pjesën tjetër të botës

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *