Home / Lajme / Maqedoni / Hapja e dosjeve në Beograd për lustrimin në Maqedoni

Hapja e dosjeve në Beograd për lustrimin në Maqedoni

24 maj-“Përshendesim përpjekjet e autoriteteve në raport me procesin e pastrimit nga e kaluara komuniste. Njëkohësisht inkurajojmë autoritetet që ti kthejnë arkivat nga shërbimet sekrete të Serbisë dhe ti përfshijnë ato në procesin e lustrimit në Maqedoni”, thuhet në tekstin e Rezolutës së Parlamentit Evropian, që u miratua dje në Strasburg.

Parlamenti Evropian mbështet procesin e lustrimit në Maqedoni, por kërkon edhe hapjan e arkivave dhe dosjeve të shërbimeve sekrete që gjendjen në Beograd.

“Përshendesim përpjekjet e autoriteteve në raport me procesin e pastrimit nga e kaluara komuniste. Njëkohësisht inkurajojmë autoritetet që ti kthejnë arkivat nga shërbimet sekrete të Serbisë dhe ti përfshijnë ato në procesin e lustrimit në Maqedoni”, thuhet në tekstin e Rezolutës së Parlamentit Evropian, që u miratua dje në Strasburg.

PE kërkon gjithashtu forcimin e mandatit të Komisionit për Lustrimin dhe krijimin e kushteve për transparencë të të gjitha dokumenteve nga institucionet e tjera. Parlamenti Evropian gjithashtu kërkon reformën e shërbimeve sekrete dhe forcimin e kontrollit të Parlamentit të Maqedonisë ndaj këtyre institucioneve. (INA)

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *