Home / Lajme / Rajon / Haradinaj: Qeveria Thaçi po i mashtron qytetarët (VIDEO)

Haradinaj: Qeveria Thaçi po i mashtron qytetarët (VIDEO)

4 Maj – “Me Aleancën do të ndodh në Kosovën tonë për herë të parë ajo që s’ka ndodh deri më sot. Një qeverisje e vërtetë zhvillimore, pa korrupsion, pa mashtrime, pa dogma të zbrazëta, pa varfëri ekstreme. Por, me një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, bazuar në resurset që i ka Kosova, bazuar në partneritetin ekonomik që do ta zhvillojmë me partnerët strategjik ekonomik”, ka thënë ai, transmeton KP.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka hedhur akuza në drejtim të qeverisë Thaçi, duke thënë se politika aktuale në pushtet ka manipuluar dhe mashtruar në vazhdimësi qytetarin e vendit.

I pari i AAK-së, këto komente i bëri të shtunën, me rastin e fillimit të punimeve të Kuvendit të VI-të zgjedhor të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, me ç’rast nga kryesia e kësaj partie ishte i nominuari i vetëm për kryetar të AAK-së.

“Me Aleancën do të ndodh në Kosovën tonë për herë të parë ajo që s’ka ndodh deri më sot. Një qeverisje e vërtetë zhvillimore, pa korrupsion, pa mashtrime, pa dogma të zbrazëta, pa varfëri ekstreme. Por, me një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, bazuar në resurset që i ka Kosova, bazuar në partneritetin ekonomik që do ta zhvillojmë me partnerët strategjik ekonomik”, ka thënë ai, transmeton KP.

Në fjalimin e tij, në këtë Kuvend të IV-in Zgjedhor, Haradinaj ka kritikuar ashpër qeverisjen e deritanishme, duke thënë se në vazhdimësi politika dhe pushtetarët, kanë manipuluar dhe kanë mashtruar qytetarin e vendit.

Ramush Haradinajn, për kryeministër të Kosovës, e dëshiron edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, akademik Nexhat Daci, i cili momentin e tanishëm e ka quajtur si më të volitshim që pas vdekjes së presidentit Rugova, që Kosova ta ketë një kryeministër të dinjitetshëm.

Fjalë të mira për AAK-në, e Ramushin, pati edhe kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, të Maqedonisë, Menduh Thaçi, i cili pohoi se pa kontributin e Ramushit dhe AAK-së, nuk do të ndodhte marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë.

Kuvendi VI Zgjedhor i AAK-së, është rrumbullakësim i një procesi maratonik zgjedhor, nëpër degë e nëndegë, që zgjati rreth tre muaj.

Kuvendi, është duke i vazhduar punimet dhe janë prezentë rreth 400 delegatë, të cilët do të zgjedhin kryetarin dhe anëtarët e Këshillit Drejtues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. /Telegrafi/

RAMUSH HARADINAJ EDHE KATËR VJET NË KRYE TË AAK-së ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *