Home / Sport / Hitzfeld: Bajerni favorit, por kujdes urinë e Dortmundit!

Hitzfeld: Bajerni favorit, por kujdes urinë e Dortmundit!

Ish-trajneri i Borusia Dortmund dhe Bajern Mynih, Otmar Hitzfeld, mendon se skuadra bavareze do të dalë fituese nga finalja gjermane e Ligës së Kampioneve me 25 maj. Tekniku është një njohës i mirë i të dy ekipeve, pasi jo vetëm i ka drejtuar për shumë vite, por është pikërisht ai që u ka dhënë të dy këtyre klubeve fitoren në Ligën e Kampioneve për herë të fundit.

“Kjo finale është një ëndërr për futbollin gjerman. Kuptohet që është një ëndërr edhe për mua, që i kam drejtuar të dy klubet. Mendoj se bavarezët janë disi më të favorizuar, edhe pse të dy ekipet kanë cilësi të përafërt. Dortmundi ka fituar disa ndeshje ndaj Bajernit në vitet e fundit ndaj vendimtare do të jetë forma me të cilën dy ekipet do të shkojnë në atë sfidë”.
“Mos harroni se Dortmundi nuk ka asgjë çfarë të humbasë. Ata kanë arritur më shumë se sa imagjinonin në këtë sezon. Njerëzit mendonin se ata do t’i jepnin lamtumirën turneut pas 90 minutave me Malagan, por ata arritën të bënin mrekullinë”.
“Prania e tyre në finale është e jashtëzakonshme por te Bajerni situata është ndryshe. Njëra skuadër kërkon Ligën e Kampioneve pas dy finaleve të humbura, ndërsa tjetra thjesht kërkon një sukses. Por mendoj se ka ardhur koha që brezi i Shvajnshtajger dhe Lahm të kurorëzohet me një trofe evropian. Vetëm një titull ndërkombëtar të krijon mundësinë të hysh në histori”, tha Hitzfeld.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *