Home / Sport / Humb Drita, Metalurgu i rrikthehet garës për titullin

Humb Drita, Metalurgu i rrikthehet garës për titullin

Skuadrat elitare s’kanë kohë për pushim, pasi në mesjavë vazhdojnë ndeshjet e xhiros së 30-të, në të cilat derbi luhet në Tetovë, ku Shkëndija pret Vardarin. Duel interesant pritet në Autokomandë të Shkupit, ku Metalurgu përballet me Rabotniçkin. Në ndeshjet tjera Napredoku pret Horizontin, Renova përballet me Bregallnicën, Sileksi takohet me Dritën, ndërsa Teteksi ndeshet me Pelisterin.

Metalurgu i Shkupit është rrikthyer në garën për titullin e kampionit, pasi të dielën mundi 2:0 Napredokun dhe u ofrua në 3 pikë pranë vendit të parë që mbahet nga Vadari. Pas barazimit të mesjavës së kaluar 1:1 me Shkëndijën në Tetovë, Metalurgu kësaj rradhe nuk lejoi befasi dhe mundi Napredokun me rrezultat të sigurtë edhe pse me pak më shumë fat, fitorja e vendasve mund të ishte edhe më bindëse. Mile Krstev realizoi në minutën e 9-të të takimit, duke paralajmëruar fitoren e Metalurgut, ndërsa rezultatin final e vendosi Stojançe Ignjatov në minutën e 45-të me goditje nga pika e bardhë. Ky triumf i skuadrës shkupjane i rrikthen ata në garë për titullin e kampionit, ku në katër xhirot e fundit pason luftë e madhe ndërmjet Vardarit, Horizontit dhe Metalurgut. Drita e Bogovinës shkoi në Shkup në kërkim të pikëve me Rabotniçkin, mirëpo kthehet duar thatë pas humbjes 2:0. Krste Velkovski shënoi super-gol në fund të pjesës së parë, ndërsa në minutat shtesë të ndeshjes Trajçevski fiksoi rezultatin final. Kjo humbje Dritën e len në pozitat e balotazhit, me gjasa të vogla për të shmangur atë. “Normal se ishte një sfidë e rëndë për ne, pasi kishim një kundërshtarë i cili është në sezonin pranveror është shumë i fuqishëm dhe nëse bëjmë një statistikë prej pikëve, ata janë kampion pranveror. Ne nuk kishim se çka të humbim dhe luajtëm një lojë të hapur, megjithatë në raste të veçanta mendoj se nuk patëm fat. Së pari tek rasti i Ardian Nuhiut i cili ishte sy me sy me portierin kundërstar, pastaj pranuam gol në një minutë shumë delikate siç është minuta e 45 apo e kohës shtesë dhe pastaj gjithçka ishte në anën e Rabotniçkit pasi ne e hapëm lojën dhe normalt ata mundeshin të na dënojnë edhe më herët, por na dënuan në fund. Vazhdojmë më tej, kërkojmë pikë maksimale në Kratovë me Sileksin, ndërsa pastaj rastin tonë do ta kërkojmë në ndeshjet që do i luajmë në Tetovë, ke me suksese eventuale do të tentojmë të shmangim balotazhin”, deklaroi trajneri i Dritës, Jeton Beqiri. Bregallnica kishte paraqitje të suksesshme përballë Teteksit, të cilët i mundën 2:0, ndërsa befasia e javës vjen nga Manastiri, ku Pelisteri u mund 2:4 nga Sileksi, deri sa takimi u shënua me katër golat e realizuar nga futbollisti i Sileksit, Georigev. Të shtunën Horizonti u ndal baraz 1:1 me Shkëndijën, ndërsa këtë e shfrytëzoi Vardari që fitoi 3:1 Renovën dhe doli në pozitën e parë në renditje. Skuadrat elitare s’kanë kohë për pushim, pasi në mesjavë vazhdojnë ndeshjet e xhiros së 30-të, në të cilat derbi luhet në Tetovë, ku Shkëndija pret Vardarin. Duel interesant pritet në Autokomandë të Shkupit, ku Metalurgu përballet me Rabotniçkin. Në ndeshjet tjera Napredoku pret Horizontin, Renova përballet me Bregallnicën, Sileksi takohet me Dritën, ndërsa Teteksi ndeshet me Pelisterin.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *