Home / Lajme / Maqedoni / Investim prej 30 milionë eurove me ndërtimin e hotelit ‘Hilton’ në Shkup

Investim prej 30 milionë eurove me ndërtimin e hotelit ‘Hilton’ në Shkup

13 maj-Kryeministri, Nikolla Gruevski në solemnitetin për ndërtimin e hotelit, në prani të investitorit Ajdovan Ademovski, përfaqësues të “Hiltonit” të ambasadave të SHBA-së dhe të Turqisë dhe një numri të madh biznesmenësh, theksoi se ardhja e brendit “Hilton” është edhe një konfirmim se orvatjet për tërheqje të investimeve në Maqedoni japin rezultate.

Brendi i njohur botëror “Hilton” sot e zyrtarizoi hyrjen në Maqedoni me nënshkrimin e marrëveshjes për franshizë me “Stoun brixh hotel” i cili do të ndërtojë hotelin Double Tree by Hilton Skopje në komunën Aerodrom pranë skelës së lumit Vardar në afërsi të urës “Binjakët”.

Investimi në ndërtimin e hotelit arrin 30 milionë euro. Objekti i ri hotelierik do të shtrihet në sipërfaqe prej 25.000 metra katrorë, ndërsa do të ketë 170 dhoma, katër sallë konferencash, spa-qendra, qendra biznesi dhe qendër për shëndet dhe numër të madh të përmbajtjeve të tjera.

Kryeministri, Nikolla Gruevski në solemnitetin për ndërtimin e hotelit, në prani të investitorit Ajdovan Ademovski, përfaqësues të “Hiltonit” të ambasadave të SHBA-së dhe të Turqisë dhe një numri të madh biznesmenësh, theksoi se ardhja e brendit “Hilton” është edhe një konfirmim se orvatjet për tërheqje të investimeve në Maqedoni japin rezultate.

“Hoteli planifikohet të përfudnohet vitin e ardhshëm kur Shkupi me krenari do të kyçet drejt zinxhirit të qyteteve, të cilët e kanë këtë brend të njohur botëror të hoteleve”, tha Gruevski.

Hotelet “Hilton”, theksoi se janë një ndër kompanitë udhëheqëse në sferën e hotelierisë me më shumë se 540 hotele në 78 vende nga bota.

Nënkryetari për zhvillim të “Hilton” Ulrih Vidmer theksoi se brendi i “Hilton”-it është përkatës për Maqedoninë dhe se ofron kapacitet të jashtëzakonshëm për qytetarët dhe për zhvillimin.

Investitori Ademovski theksoi se është krenar që me mbështetje të Qeverisë kanë arritur ta sjellin “Hilton”-in në Maqedoni

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *