Home / Lajme / Maqedoni / Ivanov, Jankullovska dhe Thaçi dënojn ngjarjet e ndeshjes Shkëndija-Teteks (VIDEO)

Ivanov, Jankullovska dhe Thaçi dënojn ngjarjet e ndeshjes Shkëndija-Teteks (VIDEO)

23 maj-“Për fat të keq, pikërisht dje në finalen e Kupës nacionale të futbollit që duhej të ishte festë në futboll, sërisht patëm brohoritje ofenduese, hedhje të sendeve dhe fishekzjarre, pas së cilës finalja duhej të ndërpritet”, deklaroi Ivanov

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov i dënoi ngjarjet e mbrëmshme në arenën “Filipi i Dytë” në Shkup, të cilat kanë sjellur deri në ndërprerje të ndeshjes futbollistike mes ekipeve të “Shkëndijës” dhe “Teteks” dhe kërkoi sanksionim të atyre që kanë sjellur deri te ajo, si dhe aksion urgjent institucional.

“Për fat të keq, pikërisht dje në finalen e Kupës nacionale të futbollit që duhej të ishte festë në futboll, sërisht patëm brohoritje ofenduese, hedhje të sendeve dhe fishekzjarre, pas së cilës finalja duhej të ndërpritet”, deklaroi Ivanov para nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim mes Shoqatës për nisma zhvillimore – Instituti gjeostrategjik “Global” nga Shkupi dhe kryetarëve të komunave të më shumë komunave të Maqedonisë.

Me memorandumin do të mundësohet realizim i Projektit “Integrim social dhe integrim etnik përmes sportit – bon-toni sportiv”, patronat i së cilës është presidenti Ivanov.

Tani, siç theksoi është momenti që me vendosshmëri të ndalohet në rrugën e dukurive të këtilla dhe në mënyrë rigoroze të sanksionohen ata të cilët nuk kanë kurrfarë lidhje me sportin dhe i shfrytëzojnë ndeshjet sportive për ndezje të çfarëdo lloji të padurueshmërisë dhe urrejtjes.

Jankulloska: Nuk kishte incidente pas ndeshjes së futbollit, apelojmë për të bërë tifo në mënyrë sportive

Pas ndërprerjes së ndeshjes finale midis ekipeve “Shkëndija” dhe “Teteks” në Kupën e Maqedonisë, mbrëmë në arenën “Filipi i Dytë” në Shkup dhe pas daljes së tifozëve nga stadiumi nuk kishte incidente, që do të thotë se ne si MPB në këtë pjesë nuk kishte nevojë të intervenojmë.

Këtë sot në konferencë për shtyp e deklaroi ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, duke theksuar se edhe krahas të gjitha apeleve dje, siç nënvizoi, kishim atmosferë jotëhijshme në kushte të një ndeshje të rëndësishme të futbollit.

Ajo theksoi se brohorimi i parullave nacionaliste dhe bërja tifo në mënyrë të pahijshme duhet të ketë një dënim maksimal jo vetëm te FFM-ja dhe MPB-ja, por edhe te opinioni më i gjerë.

Sipas saj, me atmosferën e djeshme në ndeshjen e futbollit është konfirmuar se është e nevojshme të kemi rregullativë të qartë për sjelljen e të gjithë të pranishmëve në ndeshjet sportive.

Jo rastësisht, theksoi ajo, MPB-ja në secilin rast të mundshëm apelon për të bërë tifo në mënyrë sportive dhe sjellje të hijshme në terrenet dhe për respektimin e të gjitha rregullave dhe procedurave të cilat paraprakisht janë përshkruar gjatë mbajtjes së çdo ndeshjeje sportive.

REAGOJN GJORGJI IVANOV, GORDANA JANKULLOVSKA DHE MENDUH THAÇI PAS NDËRPRERJES SË FINALES SË KUPËS ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *