Home / Lajme / Maqedoni / Ivanov me qëndrim të prerë:Nuk na duhet Evropa me ultimatume

Ivanov me qëndrim të prerë:Nuk na duhet Evropa me ultimatume

12 maj-Maqedonia, thotë Ivanov është konstruktive dhe me ndihmën e ndërmjetësuesit, Methju Nimic kërkon zgjidhje, pasi që, siç thekson ne jemi ata të cilët i pësojmë pasojat nga sjellja e fqinjit jugor, i cili nuk pëson pasoja dhe mund të na bllokojë edhe 100 vjet.

Republika e Maqedonisë edhe krahas të gjitha bllokadave mbetet në përcaktimin e fuqishëm për anëtarësim në BE dhe NATO. Çështja e emrit që na ngarkon për dy dekada mund të ketë përfundim, nëse mbetet në korniza të rezolutave të KB-së, Marrëveshjes kohore dhe aktgjykimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Nëse dilet nga këto korniza dhe preket në çështjet për identitetin, dinjitetin dhe të drejtat e njeriut, zgjidhje nuk ka.

Këtë, ndër të tjerash, e thekson presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov në intervistën për Agjencinë Informative të Maqedonisë – MIA.

Maqedonia, thotë Ivanov është konstruktive dhe me ndihmën e ndërmjetësuesit, Methju Nimic kërkon zgjidhje, pasi që, siç thekson ne jemi ata të cilët i pësojmë pasojat nga sjellja e fqinjit jugor, i cili nuk pëson pasoja dhe mund të na bllokojë edhe 100 vjet.

Presidenti Ivanov pret në Samitin e qershorit të BE-së, liderët evropianë përfundimisht ta sjellin vendimin e merituar për fillimin e negociatave inkuadruese me Maqedoninë. Shpreson se do të gjendet zgjidhje edhe për formimin e Komisionit për ngjarjet e 24 dhjetorit.

Shefi i shtetit të Maqedonisë në intervistën për MIA-n vlerëson se pozita ndërkombëtare e Maqedonisë sot është shumë më e mirë se para disa vitesh. Në kontekst të marrëdhënieve të mira fqinje dhe bashkëpunimit rajonal, Ivanov e paralajmëron Samitin e shefave të shteteve ose qeverive të vendeve të involvuara në Procesin e bashkëpunimit në EJL më 1 qershor në Ohër, si dhe Dialogun e civilizimeve, një ditë në vonë në Kalishtë të Strugës.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *