Home / Lajme / Maqedoni / Janë arrestuar 8 persona të grupit kriminel i cili ka falsifikuar dhe ka shfrytëzuar kartela pagesore

Janë arrestuar 8 persona të grupit kriminel i cili ka falsifikuar dhe ka shfrytëzuar kartela pagesore

23 maj-Kundër anëtarëve të grupit të kriminelëve deri te Prokuroria themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar është ngritur kallëzim penal për veprat e kryera penale “shoqërim kriminel” dhe “përpunim dhe përdorim i kartelës së rreme pagesore”.

MPB-ja pas hetimit disa mujor nën emrin “Siti” dje në një aksion në Shkup, Kumanovë dhe Shtip ka arrestuar 8 persona, anëtarë të grupit të organizuar kriminel të involvuar në kryerjen e aktiviteteve kriminele me përpunimin dhe përdorimin e kartelave të falsifikuara pagesore dhe kryerje të transaksioneve të paligjshme. Dy anëtarë të grupit kriminel janë në arrati dhe po merren masa për gjetjen e tyre.

Kundër anëtarëve të grupit të kriminelëve deri te Prokuroria themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar është ngritur kallëzim penal për veprat e kryera penale “shoqërim kriminel” dhe “përpunim dhe përdorim i kartelës së rreme pagesore”.

Organizatorë të grupit kriminel janë një person 23 vjeçar nga Kumanova dhe dy persona të moshës prej 21 dhe 22 vjet nga Shkupi, ndërsa pesë personat tjerë nga Kumanova, një nga Shtipi dhe një nga Kërçova, si anëtarë të grupit.

“Deri më tani është konfirmuar se anëtarët e grupit kriminel kanë kryer gjithsej 87 transaksione të paligjshme në POS terminale në shumë banka vendore në 22 pika të shitjes në Shkup, Kumanovë dhe Shtip në vlerë prej 241.292 denarë. Janë konfirmuar edhe transaksione tjera të paligjshme të suksesshme, me të cilat kanë hasur me interes pronësie prej 400.000 denarë shtesë, dhe për të cilat ende nuk është marrë kallëzim zyrtar nga bankat e dëmtuara”, informoi në konferencën e sotme për shtyp ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska.

Janë kryer bastisje në gjithsej gjashtë lokacione edhe atë një në Shkup dhe pesë në Kumanovë, ku janë gjetur një pjesë e sendeve të cilat janë blerë me kartelat e falsifikuara pagesore: parfume, syze të diellit, telefona mobil, tablet kompjuterë dhe gjëra tjera të brenduar.

Gjatë bastisjes në një banesë në Shtip, ku kanë qëndruar tre prej personave, është gjetur pajisje për incizimin e të dhënave nga kartelat pagesore.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *