Home / Lajme / Maqedoni / Janë kryer procedurat për ekstradimin për “Monstra” (VIDEO)

Janë kryer procedurat për ekstradimin për “Monstra” (VIDEO)

17 Maj – “Ne si ministri kemi ndërmarrë të gjitha procedurat, ashtu si për të gjitha rastet e tjera për ekstradimin e dy të akuzuarve për rastin e vrasjes së pesëfishtë në Smilkovc, Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri. Ne jemi në komunikim me autoritetet kosovare të drejtësisë.Ne akoma nuk jemi njoftuar zyrtarisht për detajet e ekstradimit, por sipas njohurive që kemi është faktike se dy shtetasit në Kosovë kanë kryer vepër penale dhe se atje tashmë ka nisur një procedurë penale. Më pas do të kemi përgjigjen edhe për ekstradimin”, theksoi ministri Bexheti.

Ministri i Drejtësisë, Blerim Bexheti theksoi sot se Maqedonia ka ndërmarrë të gjitha procedurat për ekstradimin nga Kosova, dy të akuzuarit për rastin “Monstra” lidhur me vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit që ndodhi në prill të vitit të kaluar.
“Ne si ministri kemi ndërmarrë të gjitha procedurat, ashtu si për të gjitha rastet e tjera për ekstradimin e dy të akuzuarve për rastin e vrasjes së pesëfishtë në Smilkovc, Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri. Ne jemi në komunikim me autoritetet kosovare të drejtësisë.Ne akoma nuk jemi njoftuar zyrtarisht për detajet e ekstradimit, por sipas njohurive që kemi është faktike se dy shtetasit në Kosovë kanë kryer vepër penale dhe se atje tashmë ka nisur një procedurë penale. Më pas do të kemi përgjigjen edhe për ekstradimin”, theksoi ministri Bexheti.
Ai ka bërë thirrje që të shmangen të gjitha supozimet dhe prejudikimet e gabuara për ekstradimin, sepse sipas tij, duhet përfunduar procedurat në Kosovë dhe në përputhje me marrëveshjet dypalëshe do të përfundojë edhe ekstradimi. (INA)

BLERIM BEXHETI: JANË KRYER PROCEDURAT PËR EKSTRADIMIN E AFRIM ISMAILOVIQIT DHE ALIL DEMIRIT ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *