Home / Lajme / Maqedoni / Jankulloska ka kërkuar nga Rexhepi të transmetojë mesazh për riatdhetësim të shpejtë të të akuzuarëve për ‘Monstrum’ nga Kosova

Jankulloska ka kërkuar nga Rexhepi të transmetojë mesazh për riatdhetësim të shpejtë të të akuzuarëve për ‘Monstrum’ nga Kosova

23 maj-Rexhepi shprehu gatishmëri që të përmbahen drejt të gjitha normave ndërkombëtare që kanë të bëjnë me ekstradimin e personave dhe ta transmetojë mesazhin tek institucionet kompetente, në këtë rast kjo është Ministria e Drejtësisë se për ne është jashtëzakanisht e rëndësishme, sa më shpejt që është e mundur këto persona të ekstradohen në Republikën e Maqeodnisë dhe të nxirren para gjykatës dhe të përgjigjen për veprën për të cilën akuzohen”, deklaroi ministrja Jankulloska.

Të akuzuarit për vrasjen e pesëfishtë tek Liqeni i Smillkovcit, as nuk kanë aplikuar, as nuk kanë marrë shtetësi kosovare, u përgjigj preciz dhe qartë ministri kosovar i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi në pyetjen nga ana e minitres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska në takimin e margjinave të konferencës ministrore, Procesi Bërdo afër Kranjës.

Me kërkesë të gazetarëve, Jankulloska në konferencën e sotme për shtyp sqaroi se çështje me prioritet të lartë për të ka qenë çështja për riatdhesimin e të akuzuarve për vrasjen e pesëfishtë afër Liqenit të Smillkovcit.

“Në apelin tim që të transmetohet mesazhi për rëndësinë e veprimit të shpejtë dhe urgjent në lidhje me këtë rast, Rexhepi shprehu gatishmëri që të përmbahen drejt të gjitha normave ndërkombëtare që kanë të bëjnë me ekstradimin e personave dhe ta transmetojë mesazhin tek institucionet kompetente, në këtë rast kjo është Ministria e Drejtësisë se për ne është jashtëzakanisht e rëndësishme, sa më shpejt që është e mundur këto persona të ekstradohen në Republikën e Maqeodnisë dhe të nxirren para gjykatës dhe të përgjigjen për veprën për të cilën akuzohen”, deklaroi ministrja Jankulloska.

Gjithashtu lexo

Përmes Serbisë po zbatohet një skenar për destabilizimin e Ballkanit, ja kush alarmon

Lidhja Demokrate e Maqedonisë (LD) nëpërmjet një kumtese vlerëson se tërheqja e personalit të ambasadës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *