Home / Lajme / Maqedoni / Jankullovska barazon votuesit e Pustecit me shqiptarët mërgimtarë

Jankullovska barazon votuesit e Pustecit me shqiptarët mërgimtarë

12 maj- Ashtu siç i pengon dikujt fakti se në pak orë erdhën nga diaspora mijëra njerëz, shqiptarë kryesisht, për të dhënë votën e tyre në Kërçovë dhe Strugë, megjithatë ligjet tona dhe rregullativa e jonë e lejojnë këtë. Pak para zgjedhjeve, por dhe në ditën e zgjedhjeve, ata njerëz erdhën me fluturime çarter, me autobusë, dhanë votën e tyre në Kërçovë dhe Strugë dhe sot i kanë krerët e komunave që preferuan. Kjo është një gjë që e lejojnë ligjet tona”, thotë Jankulloska në intervistën javore për Radion Evropa e Lirë.

Nuk ka asgjë të palejuar lidhur me të drejtën e qytetarëve të diasporës për të marrë pjesë në zgjedhjen e pushtetit në Republikën e Maqedonisë. Kanë të drejtë të marrin pjesë edhe në zgjedhjet parlamentare edhe në ato lokale, thotë ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska.

“Çdo shtetas i Republikës së Maqedonisë ka të drejta. Pa dallim nëse maqedonasit e diasporës janë njerëz ndaj të cilëve një strukturë e caktuar politike ka simpati ose averzion, këta njerëz kanë të drejta dhe ato të drejta i kanë të garantuara me Kushtetutë, kështu që këtu nuk ka hapësirë për kurrfarë komenti. Ashtu siç i pengon dikujt fakti se në pak orë erdhën nga diaspora mijëra njerëz, shqiptarë kryesisht, për të dhënë votën e tyre në Kërçovë dhe Strugë, megjithatë ligjet tona dhe rregullativa e jonë e lejojnë këtë. Pak para zgjedhjeve, por dhe në ditën e zgjedhjeve, ata njerëz erdhën me fluturime çarter, me autobusë, dhanë votën e tyre në Kërçovë dhe Strugë dhe sot i kanë krerët e komunave që preferuan. Kjo është një gjë që e lejojnë ligjet tona”, thotë Jankulloska në intervistën javore për Radion Evropa e Lirë.

Lidhur me deklaratën e Andrej Zhernoskit për biznes oferta, Jankulloska thotë se nuk është e mjaftueshme dhe nuk është në rregull të pohoni se 100 për qind garantoni se diku ka përpjekje për krim, pa bashkëpunuar me institucionet.

“Nëse nuk i thotë publikisht personat që i kanë ofruar ryshfet, për të cilët ai pohon se i kanë ofruar ryshfet, atëherë në mënyrë legjitime opinioni do të fillojë të dyshojë se ai është pjesëmarrës në një operacion të këtillë, ose, se me vetëdije ka shkuar me manipulim, të mos them gënjeshtër, me qëllim që të tërheq vëmendje”, shton ajo

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *