Home / Lajme / Maqedoni / Jankullovska: Qytetarët gjithnjë e më shumë i besojnë policisë (VIDEO)

Jankullovska: Qytetarët gjithnjë e më shumë i besojnë policisë (VIDEO)

7 Maj – Sipas Jankullovskës, përkushtimi dhe profesionalizimi i policisë u njoh nga ana e KE-së e cila na dha vlerësime pozita dhe rekomandim për respektimin e raportit nga dialogu parainkuadrues i nivelit të lartë, ndërsa edhe një herë vendi u rangua mirë edhe në raportin e Transparent internashënall për luftën kundër korrupsionit.

Në Maqedoni sot shënohet 7 Maji – Dita e policisë dhe sigurisë dhe Dita e batalionit të policisë ushtarake. Në solemnitetin që u mbajt në MPB, një delegacion i kryesuar nga ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska vendosi lule para përmendores së pjesëtarëve të ndjerë të policisë.

Jankullovska ua uroi Ditën e policisë të gjithë nëpunësve policor dhe të punësuarve në MPB dhe i falënderoi për ndeshmërinë, përkushimtin dhe profesionalizimin me të cilin i kryejnë detyrat e tyre. Theksoi se qytetarët gjithnjë e më shumë i besojnë policisë në mjediset e tyre dhe se është rritur funksioni i zbulimit në pjesën e kriminalitetit ekonomik dhe trafikimit ilegale me narkotikë, ndërsa dukshëm janë ulur edhe veprat më të rënda penale, vrasjet dhe plaçkitjet. Situatat kritike të vitit të kaluar, sipas Jankullovsksës e konfirmuan aftësimin dhe profesionalizimin e nëpunësve policor.

Sipas Jankullovskës, përkushtimi dhe profesionalizimi i policisë u njoh nga ana e KE-së e cila na dha vlerësime pozita dhe rekomandim për respektimin e raportit nga dialogu parainkuadrues i nivelit të lartë, ndërsa edhe një herë vendi u rangua mirë edhe në raportin e Transparent internashënall për luftën kundër korrupsionit.

Duke theksuar arritjet e policisë në vitin e kaluar, Jankullovska tha se është rritur funksioni zbulues në pjesën e kriminalitetit ekonomik dhe trafikimit ilegal me narkotik, ndërsa dukshëm janë ulur edhe veprat më të rënda penale, vrasjet dhe plaçkitjet.

Arritjet e tilla sipas saj, janë edhe falë angazhimit joegoist por edhe në trajnimin e kuadrove, si dhe modernizimin e policisë.

Janë nënshkruar dhjetëra marrëveshje ndërkombëtare për thellimin e bashkëpunimit dhe këmbimin e përvojave dhe informacioneve, polica e Maqedonisë ishte nikoqire e një numri të madh të ministrave nga Evropa dhe rajoni, ndërsa u është përgjigjur shumë ftesave, sipas saj, janë dëshmi se polica e Maqedonisë u shndërrua në një partner të barabartë të nëpunësve policor të shumët dhe me përvojë.

Në suaza të shënimit të Ditës së policisë, një delegacion nga shërbimit qendror policor, Sektori për punë kufitare, Sektori për polici dhe punë kufitare, si dhe përfaqësues nga Sindikatat e policisë së Maqedonisë vendosën lule edhe në përmendoren para ndërtesës së policisë kufitare në MPB-së.

Presidenti Gjorge Ianov sot me rastin e 20 vjetorit nga shënimi i Ditës së sigurisë dhe policisë së Maqedonisë – 7 Majit pas vdekjes do u ndajë medalje të trimëri 32 pjesëtarëve të forcave të sigurisë së Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilët jetën e tyre e dhanë duke i shërbyer shtetit.

Delegacione të MPB-së tradicionalisht do t’i vizitojnë Shtëpinë për fëmijë pa prindër “11 Tetori” në Shkup dhe Shtëpinë për foshnje dhe fëmijë të vegjël në Manastir dhe do t’u ndajnë dhurata.

Në solemnitetin që do të mbahet në kazermën e Shkupit “Ilinden” do të marrin pjesë shefi i SHM të ARM-së gjeneral-major Goranço Kotevski, sekretari shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes Sasho Stefanovski dhe mysafirë tjerë nga MM dhe SHM e ARM-së.

JANKULLOVSKA: QYTETARËT GJITHNJË E MË SHUMË I BESOJNË POLICISË ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *