Home / Lajme / Maqedoni / Jovanovski paralajmëron qeveri në hije (VIDEO)

Jovanovski paralajmëron qeveri në hije (VIDEO)

7 Maj – “Përfundimisht do të realizoj qeverinë në hije. Ide të cilën e promovoj dhe për të cilën jam angazhuar në parti që 1 vjet e gjysmë. Qeveria në hije nuk do të jetë vetëm shpallje e emrave, por do të nënkuptoj edhe organizim të partisë në resorë, do të siguroj promovimin e projekteve dhe ideve dhe një komunikim më kualitativ me opinionin. Qeverinë në hije do ta formojmë më së voni deri në fund të këtij viti”, tha Zoran Jovanovski, kandidat për kryetar të LSDM-së

‘Qeveri në hije’ paralajmëroi sot kandidati për kryetar i LSDM-së Zoran Jovanovski duke shpalosur pjesë nga platforma e tij për kryetar të LSDM-së. Jovanovski premton rinovim të partisë me kuadro të rinj si dhe 6 koordinatorë, për secilën njësi zgjedhore nga një. Ai u shpreh se gjatë zgjedhjeve parlamentare bartësit e listave por edhe kandidatët për deputetët do të jenë kryesisht nga njësitë zgjedhore nga vijnë. Kjo sipas tij do të kontribuoj që LSDM-në ta shndërrojë në parti fituese.

“Përfundimisht do të realizoj qeverinë në hije. Ide të cilën e promovoj dhe për të cilën jam angazhuar në parti që 1 vjet e gjysmë. Qeveria në hije nuk do të jetë vetëm shpallje e emrave, por do të nënkuptoj edhe organizim të partisë në resorë, do të siguroj promovimin e projekteve dhe ideve dhe një komunikim më kualitativ me opinionin. Qeverinë në hije do ta formojmë më së voni deri në fund të këtij viti”, tha Zoran Jovanovski, kandidat për kryetar të LSDM-së.

JOVANOVSKI PARALAJMËRON QEVERI NË HIJE ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *