Home / Sport / Juventusi mundet nga Sampdoria në javën e fundit

Juventusi mundet nga Sampdoria në javën e fundit

Juventusi ka dominuar kampionatin italian në këtë sezon, por bardhezinjtë nuk kanë arritur ta mbyllin me një fitore Serinë A, pasi janë mundur në javën e fundit nga Sampdoria me rezultatin 3-2. Për më tepër, skuadra gjenoveze bëhet e vetmja që ka një bilanc pozitiv në këtë vit në Serinë A, pasi ka arritur të mundë në të dy ndeshjet ekipin e Kontes.

Bardhezinjtë e filluan mirë ndeshjen, duke kaluar në avantazh me anë të Kualjarela, pas një mori rastesh të krijuara, por baraspesha në shifra u vendos pak minuta më vonë nga një penallti e Eder.
Edhe në pjesën e dytë ishte Juventusi që kishtr iniciativën, duke kërkuar me ngulm golin, por në momentin më të mirë të kampioneve, Sampdoria godet përsëri me De Silvestrin. Konte orienton tërësisht drejt sulmit skuadrën e tij, por në këtë mënyrë i krijon mundësinë vendasve që të kundërsulmojnë rrezikshëm, me Ikardin që gjen golin e tretë për skuadrën e tij.
Një gol i Xhakerinit në fund të takimit nuk shërbeu për të kthyer ndeshjen për Juventusin, që largohet kokulur pas humbjes 3-2, duke u ndalur në kuotën e 87 pikëve në kampionat, ndërsa kishte shpresuar që të thyente rekordin e pikëve në këtë sezon ku ishte forca dominuese e Serisë A.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *