Home / Sport / Klop: Finalja ishte mëse e merituar!

Klop: Finalja ishte mëse e merituar!

Trajneri i Borusia Dortmund, Jurgen Klop, ka qenë shumë i emocionuar pas vërshëllimës finale të ndeshjes kundër Real Madrid, falë të cilës skuadra e tij siguroi pjesëmarrjen në finalen e Ligës së Kampioneve.

“E pabesueshme, por më duhet ta pranoj se kemi luajtur shumë pak futboll në këtë ndeshje. Në pjesën e dytë sulmuam disi më mirë dhe nëse do të kishim realizuar një nga rastet e krijuara, do ta kishim mbyllur ndeshjen”.
“Ky takim kishte gjithçka. Real Madrid mund të luajë futboll të shkëlqyer dhe ata e treguan një gjë të tillë sot. Ata duhej të jepnin maksimumin sot dhe e bënë një gjë të tillë. Por ne i përballuam, fituam 4-3 ndaj e meritojmë të jemi në finale”.
Klop më pas ka kundërshtuar komentet e madrilenëve për kartonin e kuq ndaj Humels për një prekje të topit me dorë.
“Nëse flasin për një karton të Humels, duhet të kujtojnë më parë 7 kartonët e verdhë që meritonte të merrte Serxhio Ramos për ndërhyrjet ndaj Levandovskit”, ishte komenti i trajnerit gjerman i cili ka bërë të qartë se tashmë skuadra e tij e meritonte të festonte dhe të mos e vriste shumë mendjen për sfidën e fundjavës kundër Bajern Mynih në kampionat.
“Do të përdorim një ditë më shumë pushim që kemi ndaj Bajernit dhe do ta shfrytëzojmë maksimalisht. Unë për vete do të kthehem në hotel dhe do të pi një birrë atje. Por Shahin e njeh qytetin, ndaj djemtë mund të dalin sonte xhiro me të. Dhe nëse në fundjavë na shkatërron Bajerni, ajo do të jetë humbja më e lumtur në historinë e Bundesligës”.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *