Home / Sport / Klop: Ndaj Bajernit, nervozizmi është normal!

Klop: Ndaj Bajernit, nervozizmi është normal!

“Njerëzit flitnin për një miqësore por kur fillon ndeshja gjithçka ndryshon. Ishte një ndeshje e fortë, gjakrat nxehen dhe gjëra të tilla ndodhin. I thashë Rafinjas të qëndronte larg Jakub dhe Samer më tha që nuk duhej t’i flisja lojtarëve. Njerëzit menduan se do të ishte një ndeshje e mërzitshme për shkak të mungesave por nuk mendoj se u bë e tillë”, deklaroi trajneri i Borusias.

Ndeshja e djeshme mes Borusia Dortmund dhe Bajern Mynih ka qenë vetëm një parapërgatitje për sfidën finale të Ligës së Kampioneve me 25 maj në “Uembli”. Ndonëse takimi nuk kishte asnjë vlerë për të dy skuadrat në kampionat, barazimi 1-1 është shoqëruar nga skena shumë të tensionuara. Fillimisht tifozeria vendase nxori parulla të shumta dhe sharje kundër Mario Gëtze që sezonin e ardhshëm do të luajë për bavarezët, ndërsa më pas trajneri Jurgen Klop u përfshi në një debat të ndezur me Rafinja dhe Matias Samer.
“Këto gjëra janë normale”, tha Klop pas ndeshjes. “Njerëzit flitnin për një miqësore por kur fillon ndeshja gjithçka ndryshon. Ishte një ndeshje e fortë, gjakrat nxehen dhe gjëra të tilla ndodhin. I thashë Rafinjas të qëndronte larg Jakub dhe Samer më tha që nuk duhej t’i flisja lojtarëve. Njerëzit menduan se do të ishte një ndeshje e mërzitshme për shkak të mungesave por nuk mendoj se u bë e tillë”, deklaroi trajneri i Borusias.
Një rivalitet të tillë të ndezur e ka pranuar edhe portieri i bavarezëve, Manuel Nojer.
“Një ndeshje ndaj Dortmundit, pavarësisht pozicionit apo rrethanave, nuk është asnjëherë një miqësore. Është një sfidë e ndezur me shanse të barabarta, 50-50. Kjo është ajo çfarë pritet edhe në finalen e Ligës së Kampioneve”.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *