Home / Sport / Klop premton: Do të kthehemi përsëri në finale!

Klop premton: Do të kthehemi përsëri në finale!

Jurgen Klop e ka pritur me sportivitet humbjen në finalen e Ligës së Kampioneve dhe ka preferuar të mos bëjë polemika rreth momentit të diskutueshëm të penalltisë për skuadrën e tij, ku Dante duhej ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë dhe të largohej nga fusha e lojës.

“A duhej përjashtuar Dante? Po, por kam parë gjyqtarë më të dobët në historinë e futbollit dhe nuk është e thënë se në superioritet numerik do të fitonim ne. I bëj komplimente Bajernit që fitoi këtë ndeshje. Kemi bërë një ndeshje të madhe dhe lojtarëve të mi u kam thënë se do të kthehemi përsëri në një finale të tillë”, ishte premtimi i trajnerit të Borusia Dortmund.
“Të them të drejtën nuk e pashe golin që vendosi ndeshjen, ai erdhi nga një goditje dënimi ku ne nuk ishim vendosur në mënyrën e duhur. Por në atë pikë, pastaj ishte shumë vonë për të reaguar. Për ne ka qenë një sezon mjaft i vështirë dhe kjo u pa shumë mirë në minutat e fundit të ndeshjes ku nuk kishim më energji”.
“Kemi humbur, por sot kemi treguar se meritonim të mbërrinim deri këtu, që të luanim për këtë trofe të rëndësishëm. Ndoshta nuk është gjëja më e rëndësishme në këtë moment, por te ne duhet të ekzistojë një ndërgjegjësim i tillë”, tha Klop.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *