Home / Lajme / Maqedoni / Kompanitë shqiptare vetë përballojnë krizën (VIDEO)

Kompanitë shqiptare vetë përballojnë krizën (VIDEO)

Tetovë, 17 maj – Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperendimore ka filluar me takimet nëpër qytetet e Maqedosisë për të biseduar me të gjitha kompanitë të cilët janë pjesë e kësaj ode ekonomike.

Këtë vit takimet Oda ekonomike e Maqedonisë Veriperendimore i filloi me biznesmenët nga qyteti i Tetovës. Sipas kryetarit të OEMVP-së Menderes Kuqi këto takime janë të planifikuara në kuadër të programës vjetore të odës ekonomike dhe qëllimi është për të takuar drejtuesit e kompanive. Kuqi thotë se biznesi në Maqedoni në këtë kohë është duke u përballur me një krizë në të gjitha aspektet dhe ne jemi këtu për të përkrahur ata dhe për ti ndihmuar për të tejkaluar këtë krizë.Ai tha se, të gjitha kompanitë shqiptare të cilët kanë arritur të mbijetojnë dhe janë duke mbijetuar në këtë kohë krize, këtë e kanë aritur me forcën e tyre dhe jo me ndihmën e shtetit. “Kompanitë shqiptare janë të margjinalizuara nga ana e institucioneve dhe gjithnjë ata mbijetojnë vetëm me forcat e tyre vetanake në këtë kohë krize që mbizotëron edhe në Maqedoni edhe në botë. Ne si OEVMP, mundohemi që të përkrahim kompanitë me të gjitha forcat tona që të përballojnë këtë krizë”, tha Kuqi. Takime të këtilla të OEVMP, me sektorin e biznesit privat do të mbahen në të gjithë qytete e Maqedonisë veriperendimore.

MENDERES KUÇI: BIZNESI NË MAQEDONI NË KRIZË ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *