Home / Lajme / Maqedoni / Konfiskohen veshëmbathje në butiqet e Tetovës (VIDEO)

Konfiskohen veshëmbathje në butiqet e Tetovës (VIDEO)

Tetovë, 17 maj – Policia e Tetovës ka realizuar aksion në koordinim me inspektoriatin e tregut në 5 butiqe të vendosura në pjesën qendrore të qytetit të Tetovës.

Sipas një njoftimi të policisë së Tetovs, bëhet e ditur se, për shkak të shkeljes së ligjit për mbrojtje të pronësisë industriale dhe përdorim të markës pa leje, janë konfiskuar 133 veshëmbathje prej tekstile dhe këpucë të ndryshme. Vlera e përgjithshme e mallit të konfiskuar tejkalon shumën prej 150 mijë denarëve. ““Prodhimet e konfiskuara janë dokumentuar, përpagitur edhe raporte dhe pas zbardhjes së të gjitha detajeve, prej nga janë blerë dhe me çfarë çmimi janë shitur të njejtat, ndaj pronarëve të butiqeve do të ketë edhe padi adekuate penale”, njofton policia e Tetovës.

KONFISKOHEN VESHËMBATHJE NË BUTIQET E TETOVËS ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *