Home / Lajme / Maqedoni / Konsulli i nderit i Turqisë vizitoi komunën e Strugës

Konsulli i nderit i Turqisë vizitoi komunën e Strugës

14 maj-Bashkëpunimi i mirë me Turqinë mund të thellohet edhe në shumë fusha me interes të zhvillimit të gjithmbarshëm të Strugës. Një ndër ato fusha është edhe mundësia për restaurimin, meremetimin dhe rindërtimin Hamamit të Strugës, xhamisë Mustafa Çelebi, Sahat Kullës etj, që mund të jenë me interes edhe për vizitorët e shumtë nga Turqia, sepse janë objekte që i takojnë periudhës osmane”, theksoi mes tjerash Sela.

Konsulli i Nderit të Republikës së Turqisë në Maqedoni, Abdurahman Bajraktar, vizitoi sot komunën e Strugës me ç’rast u prit nga kryetari Ziadin Sela, me të cilin zhvilloi një bisedë miqësore.

Pas takimit dhe bisedës që zhvilluan kryetari i komunës Ziadin Sela dhe Konsulli i Nderit të Republikës së Turqisë, dhanë një deklaratë para gazetarëve.

Ziadin Sela theksoi se ka qënë një takim miqësor, ku janë këmbyer informacionet e ndërsjellta të bashkëpunimit me Republikën e Turqisë. “Jemi në dijeni se Republika e Turqisë, ka krijuar nga buxheti shtetëror fonde të veçanta për Maqedoninë dhe ne si komunë, jemi të interesuar që me projekte konkrete të tërheqim investitorët turq të investojnë pjesë nga ato fonde në Strugë. Bashkëpunimi i mirë me Turqinë mund të thellohet edhe në shumë fusha me interes të zhvillimit të gjithmbarshëm të Strugës. Një ndër ato fusha është edhe mundësia për restaurimin, meremetimin dhe rindërtimin Hamamit të Strugës, xhamisë Mustafa Çelebi, Sahat Kullës etj, që mund të jenë me interes edhe për vizitorët e shumtë nga Turqia, sepse janë objekte që i takojnë periudhës osmane”, theksoi mes tjerash Sela.

Konsulli i Nderit të Republikës së Turqisë, Abduraman Bajraktar, pasi shprehu kënaqësinë që kryetari ndau kohë për këtë takim, mes tjerash theksoi: “Urova kryetarin për detyrën mjaft të përgjegjshme, duke shprehur gatishmërinë e bashkëpunimit të ndërsjelltë. Turqia me fondet e parapara për Maqedoninë, mund të gjejë mundësi edhe për investime në komunën siç është Strugë, me një përbërje shumëkombëshe”, përfundoi ai. (M.Latifi/INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *