Home / Sport / Krujf: Epokës së Barcelonës nuk i ka ardhur fundi!

Krujf: Epokës së Barcelonës nuk i ka ardhur fundi!

“Fundi i një epoke nuk ekziston. Ky është vetëm një budallallëk që e ka thënë dikush. Kjo është thjesht çështje gabimesh të bëra nga drejtuesit e klubit. Janë gjëra që ndodhin”, deklaroi Krujf.

Ish-legjenda e futbollit holandez dhe Barcelonës, Johan Krujf, mendon se cikli fitimtar i katalanasve nuk ka përfunduar dhe se skuadra do të kthehet shumë shpejt në majat e futbollit botëror. Sipas tij, disfata 7-0 në dy ndeshjet përballë Bajern Mynih ishte thjesht një hap i gabuar dhe se fakti që ekipi po fiton titullin në Spanjë, tregon qartësisht se katalanasit vazhdojnë në jenë në elitën e futbollit evropian.
“Fundi i një epoke nuk ekziston. Ky është vetëm një budallallëk që e ka thënë dikush. Kjo është thjesht çështje gabimesh të bëra nga drejtuesit e klubit. Janë gjëra që ndodhin”, tha ai për mediat spanjolle.
“Kuptohet që ndaj Bajernit ishte një ndalesë e rëndë, por gjithçka duhet analizuar mirë tani. Duhet të kuptohet se pse gjërat funksiononin më parë në këtë mënyrë dhe tani nuk ndodh më një gjë e tillë”, deklaroi Krujf.
Holandezi cilësohet si një nga ekspertët e mënyrës së futbollit që luan aktualisht Barcelona, pasi ka qenë ai që ka insistuar që loja e katalanasve të bazohej të yjet e akademisë dhe te mbajtja e topit, politikë të cilën klubi e ka ndjekur me sukses për shumë vite me radhë.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *