Home / Lajme / Maqedoni / Kumanovë: Policia gabimisht shqetëson familjen Nuhiu

Kumanovë: Policia gabimisht shqetëson familjen Nuhiu

23 maj-“Këtu jeton Avni Nuhiu dhe nuk njohim ne person me emër Amir”, ishte shprehur para policëve bashkçshortja e Avniut, Burbuqe Nuhiu, e cila në atë moment në banesë kishte qenë me djalin 5 vjeç Ermalin. Më pas policëve Burbuqja ua kishte treguar edhe dokumentet e identifikimit, me qëllim që t’i bind se janë gabim, mirëpo, ata kishin injoruar gjithçka.

Të mërkurën rreth orës 16.00, në rrugën ’11-Tetori” 41-1/2, Kumanovë, është bastisur gabimisht banesa e Avni Nuhiut, i cili në atë moment nuk ka qenë i pranishëm. Sipas Nuhiut, policia ka qenë në ndjekje të një personi me emër Amir. “Ata ishin shfaq para derës së banesës, derisa unë isha me klubin futbollistik “Bashkimi”, ndërkohë që bashkëshortja ime më kot ishte munduar t’i bind ata, se banesa nuk është e Amirit, por se pronar i kësaj banese është Anviu (Nuhiu)”, rrëfen Avni Nuhiu për “Lajm”, i tronditur nga ajo që i kishte ndodhur në banesë, familjes së tij.

“Këtu jeton Avni Nuhiu dhe nuk njohim ne person me emër Amir”, ishte shprehur para policëve bashkçshortja e Avniut, Burbuqe Nuhiu, e cila në atë moment në banesë kishte qenë me djalin 5 vjeç Ermalin. Më pas policëve Burbuqja ua kishte treguar edhe dokumentet e identifikimit, me qëllim që t’i bind se janë gabim, mirëpo, ata kishin injoruar gjithçka.

“Gjashtë policë, nga të cilët 3 të armatosur, hynë brenda duke e tmerruar edhe djalin 5 vjeç”, tha Burbuqja. Ndërkohë, Avniu tregon se pas këtij stresi dhe tmerri, që kanë përjetuar, bashkëshortja dhe djali, kishin kërkuar ndihmë mjekësore. /Lajm/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *