Home / Sport / ‘Leci’ çon Shkëndijën në finale

‘Leci’ çon Shkëndijën në finale

“Vërtet jam shumë i lumtur për golin dhe për kualifkimin në finale. Mendoj se merituam këtë sukses, pas gjithë torturave që kemi përjetuar këtë sezon. Por falë shoqërisë së madhe që egziston në ekip, mobilizimit maksimal ne arritëm të bëjmë atë që shumica e cilësonin si të pamundur. Vërtet kundër Vardarit treguam lojë shumë të mirë, të gjithë dhamë maksimumin dhe në fund mundi jonë u shpagua me kualifikim. Ndoshat duhej të fitojmë, por kjo s’ka rëndësi, më e rëndësishme është finalja për të cilën do të përgatitemi mirë dhe të sjellim trofeun e Kupës në Tetovë”, deklaron heroi i Shkëndijës, Elmedin Rexhepi.

Një super-gol i Elmedin Rexhepit-Leci, në minutën e 81 të ndeshjes me Vardarin në Shkup, i ka mjaftuar Shkëndijës së Tetovës që të kualifikohet në finalen e madhe të Kupës së Maqedonisë. Barazimi 1:1 i ndeshjes së kthimit të gjysmëfinales ka qenë në favor të tetovarëve, që shkojnë më tej falë golit të shënuar në transfertë, pas barazimit pa gola në ndeshjen e parë në Tetovë. “Një, por i rëndësishëm”, ka deklaruar në stilin e tij Elmedin Rexhepi, duke komentuar golin e vlefshëm finale për Shkëndijën. “Ky gol le të jetë për gjithë ata që më kanë përkrahur, por edhe ata që më kanë fishkëllyer. E dij se ndonjëherë s’kam qenë në nivel, por gjithashtu e dij se në çdo ndeshje kam dhënë maksimumin nga vetja ime. Gjithë puna e bërë mu shpërblye me këtë moment special kundër Vardarit”, thotë ‘Leci’. “Vërtet jam shumë i lumtur për golin dhe për kualifkimin në finale. Mendoj se merituam këtë sukses, pas gjithë torturave që kemi përjetuar këtë sezon. Por falë shoqërisë së madhe që egziston në ekip, mobilizimit maksimal ne arritëm të bëjmë atë që shumica e cilësonin si të pamundur. Vërtet kundër Vardarit treguam lojë shumë të mirë, të gjithë dhamë maksimumin dhe në fund mundi jonë u shpagua me kualifikim. Ndoshat duhej të fitojmë, por kjo s’ka rëndësi, më e rëndësishme është finalja për të cilën do të përgatitemi mirë dhe të sjellim trofeun e Kupës në Tetovë”, ka komentuar kualifikimin e Shkëndijës për në finalen e Kupës, heroi i takimit me Vardarin, Elmedin Rexhepi. Sa i përket ndeshjes, e njëjta u dominua nga Shkëndija. Ejupi kishte rast të mirë, Shabani godit shtyllën, para se Miliç të ndalë goditjen e Shaqirit, ndërsa pak më vonë Taipi humbi rast sy me sy për skuadrën tetovare. Në anën tjetër Velii kishte disa intervenime të mira, para se Kostovski të çojë topin në traversë Ndryshim s’pati deri në minutën e 81 kur Elmedin Rexhepi solli ‘projektil’ të vërtetë nga mbi 25 metra, për të ngulitur topin në rrjetën e Vardarit. Gol spektakular i ‘Lecit’, i vlefshëm finale për skuadrën tetovare. Vardari tentoi të rrikthehet dhe barazoi në minutën e 89-të me golin e Filip Petrovit, mirëpo kjo nuk ishte e mjaftueshme për të eliminuar Shkëndijën e ‘rilindur’, që me meritë avansoi në finale.

Ndërkohë në gjysmëfinalen tjetër Teteksi mundi 2:0 Sileksin dhe kualifikohet në finale me rezultat të përgjithshëm 3:0. Miki Jovanovski në minutën e 75-të realizoi për epërsi 1:0 të Teteksit, ndërsa Bobi Bozhinovski në kohën shtesë nga pika e bardhë vendosi rezultatin përfundimtar. Kështu finalja e madhe që do të zhvillohet më 22 maj në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup, do të sjellë përplasje të ekipeve tetovare, Shkëndijës dhe Teteksit. Për ‘kuqezinjtë’ tetovarë kjo do të jetë finalja e dytë në Kupën e Maqedonisë, pas humbjes së pësuar në vitin 2006, 3:2 nga Makedonija Gj.P. Për Teteksin kjo do të jetë finalja e tretë në katër vitet e fundit, kur në vitin 2010 fituan Kupën pas fitores 3:2 ndaj Rabotniçkit, kurse një vit më vonë u mundën 1:2 nga Metalurgu.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *