Home / Lajme / Maqedoni / Lëndohen dy policë gjatë arrestimit të një të burgosuri i cili ishte lëshuar për fundjavë (VIDEO)

Lëndohen dy policë gjatë arrestimit të një të burgosuri i cili ishte lëshuar për fundjavë (VIDEO)

6 Maj – Sipas MPB-së, mbrëmë në orën 21:30 në rrugën “376” në Shkup pas paraqitjes për prishjen e rendit dhe qetësisë me sulm fizik, gjatë tentimit për arrestimin e të burgosurit O.A. (28) nga Shkupi, nëpunësitë policorë janë penguar dhe sulmuar nga 22 vjeçari E.A. Pasi janë hipur sulmuesit në automjetet e policisë, policët janë sulmuar me gurë nga një grup qytetarësh.

Policia mbrëmë ka arrestuar pesë persona nga Shkupi për pjesëmarrje në një sulm fizik dhe një të burgosur i cili është lëshuar për fundjavë nga Shtëpia ndëshkuese-përmirësuese në Idrizovë.

Sipas MPB-së, mbrëmë në orën 21:30 në rrugën “376” në Shkup pas paraqitjes për prishjen e rendit dhe qetësisë me sulm fizik, gjatë tentimit për arrestimin e të burgosurit O.A. (28) nga Shkupi, nëpunësitë policorë janë penguar dhe sulmuar nga 22 vjeçari E.A. Pasi janë hipur sulmuesit në automjetet e policisë, policët janë sulmuar me gurë nga një grup qytetarësh.

Nga hedhja e gurëve janë lënduar dy policë të cilëve u është ofruar ndihmë mjekësore në Qendrën urgjente në Shkup, me ç’rast janë lëshuar për trajtim shtëpiak, ndërsa është dëmtuar edhe një automjet zyrtar.

Pas masave të ndërmarra, krahas të burgosurit dhe 22-vjeçarit i cili ka penguar arrestimin e tij, janë arrestuar edhe katër persona të tjerë: N.S. (30), B.F. (38), F.M. (32) dhe S.Ç. (53), të gjithë nga Shkupi. Policia po punon në identifikimin e pjesëmarrësve të tjerë në rast dhe pas pastrimit të tij të plotë dhe dokumentimit do të shtrojë padi përkatëse.

LËNDOHEN DY POLICË GJATË ARRESTIMIT TË BURGOSURIT ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *