Home / Lajme / Maqedoni / Ligji për tregjet e gjelbërta do ta zgjidh statusin e tezgaxhinjve

Ligji për tregjet e gjelbërta do ta zgjidh statusin e tezgaxhinjve

7 maj-Në bazë të tatimit paushal që e paguajnë tezgaxhinjtë ndaj Drejtorisë për të ardhura publike, në Buxhetin derdhen rreth 1,5 milionë euro. Plotësisht, edhe organizatorët e tregjeve në bazë të TVSH-së, kontributeve për të punësuarit dhe të dhënat tjera, paguajnë disa milionë euro. Prej këtu, të ardhurat e përgjithshme në arkën shtetërore nga puna e tregjeve është 5-6 milionë euro.

Urgjentisht të miratohet ligji për tregti në tregjet e gjelbërta, kërkojnë organizatorët e tregjeve. Me këtë, thonë ata, do të zgjidhet statusi i tezgaxhinjve, ata do të vetpunosohen dhe do ta rregullojnë sigurimin pensional dhe invalidor. Njëheri do të tejkalohet problemi me shitësit e egër të cilët nuk janë në, por më së shpeshti jashtë ose rreth tregjeve.

“Tregjet e gjelbërta janë motor për ekonominë lokale dhe sipërmarrjen bujqësore. Përveç që mundësojnë shitjen e ushqimit të freskët për dallim nga marketet të cilat kryesisht ofrojnë prodhime të përpunuara dhe të ngrira, kanë edhe rëndësi kulturore dhe turistike”; tha sot kryetari i Grupacionit për tregje pranë Odës ekonomike, Bllagoj Divitarov.

Ai në konferencë për shtyp potencoi se në Maqedoni ka rreth 20.000 tezga, që sipas tij, assesi nuk është numër i vogël. Nga shitësit ilegalë, megjithatë, shteti në vit humb 700.000 deri 800.000 euro.

Në bazë të tatimit paushal që e paguajnë tezgaxhinjtë ndaj Drejtorisë për të ardhura publike, në Buxhetin derdhen rreth 1,5 milionë euro. Plotësisht, edhe organizatorët e tregjeve në bazë të TVSH-së, kontributeve për të punësuarit dhe të dhënat tjera, paguajnë disa milionë euro. Prej këtu, të ardhurat e përgjithshme në arkën shtetërore nga puna e tregjeve është 5-6 milionë euro.

Në pajtim me propozim ligjin, tezgaxhinjtë në vend të licencave, do të marrin vendime sipas parimit të regjistrimit. Personat, megjithatë, të cilët prodhojnë sasi më të vogla të pemëve dhe perimeve në kushte shtëpiake, ndërsa tepricën e shesin në tregje, këtë do të mund ta bëjnë edhe më tej, por me marrëveshje paraprakisht të lidhura ditore për periudhë prej të paktën një ose dy muaj

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *