Home / Sport / Lojtarët e Çelsit, në pritje të Murinjos

Lojtarët e Çelsit, në pritje të Murinjos

Lojtarët e Çelsit duket se presin me padurim që të vihen nën drejtimin e Zhoze Murinjos në sezonin e ardhshëm, pasi thuajse të gjithë i thurin elozhe vazhdimisht trajneri portugez.

Gjatë ditës së djeshme, ishte radha e Huan Mata që të thurte elozhe për trajnerin 50 vjeçar që ka fituar kampionate kudo që ka qenë në karrierën e tij.
“Ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë, por nëse vjen, ai është mëse i mirëpritur këtu, pasi ai është një nga më të mirët. Çelsi dëshiron gjithmonë të jetë një skuadër e madhe dhe nëse vjen, ne do të jemi të lumtur ta kemi në gjirin tonë. Dështoi te Reali? Ai është një klub i madh dhe trysnia është e jashtëzakonshme, ndaj mendoj se gjërat nuk kanë qenë aq të thjeshta atje”, tha spanjolli.
Ndërkohë, mbrojtësi Branislav Ivanoviç, deklaroi se e rëndësishme ishte që Çelsi të dilte në plan të parë, kushdo që të merrte drejtimin e klubit.
“Presim edhe ne të shohim se çfarë do të ndodhë. Për çdo lojtar është një sfidë e jashtëzakonshme të luash për trajnerët më të mëdhenj dhe të japësh maksimumin. Por gjithçka bëhet me një qëllim, duke pasur në mendje vetëm më të mirën e Çelsit”.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *