Home / Lajme / Maqedoni / LSDM nuk e pranoi propozimin e VMRO-DPMNE-së për komisionin e ekspertëve

LSDM nuk e pranoi propozimin e VMRO-DPMNE-së për komisionin e ekspertëve

14 maj-VMRO-DPMNE-ja sot kërkoi nga LSDM-ja që ta propozoj kryetarin e Komisionit të ekspertëve për konfirmim e fakteve për ngjarjet më 24 dhjetor dhe në frymën e konstruktivitetit, propozon që komisioni të vendos me konsensus.LSDM-ja mbetet e hapur për propozime konstruktive për komisionin e ekspertëve për ngjarjet e 24 dhjetorit, por për një çështje të këtillë të madhe nuk ka për qëllim të dëshmohet përmes mediave, thuhet në kumtesën e partisë opozitare si reagim i deklaratës së Ilija Dimovskit.

VMRO-DPMNE: LSDM-ja të propozoj kryetar të komisionit të ekspertëve dhe ai të vendos me konsensus

VMRO-DPMNE-ja sot kërkoi nga LSDM-ja që ta propozoj kryetarin e Komisionit të ekspertëve për konfirmim e fakteve për ngjarjet më 24 dhjetor dhe në frymën e konstruktivitetit, propozon që komisioni të vendos me konsensus.

“Duke marrë parasysh faktin se një kohë të gjatë nuk ka sukses në procedurën e formimit të komisionit, ne sot publikisht LSDM-së i propozojmë këtë: LSDM-ja të propozoj kryetarin e komisionit të ekspertëve për konfirmimin e fakteve të cilët ne do t’i pranonim, por në frymë të konstruktivitetit propozojmë që komisioni të vendos me konsensus. Formati i tillë, në të cilin opozita do të kishte shumicën në komision, e njëkohësisht komisioni do të vendoste me konsensus garanton që komisioni në të njëjtën kohë do të punoj edhe me dinamikë, por edhe me përgjegjësi dhe mençuri, me çka në punën e tyre para së gjithash do t’i ketë prioritetet për konfirmimin e fakteve për ngjarjet më 24 dhjetor, në dhe para Kuvendit, por edhe për ngjarjet të cilat i paraprinë” deklaroi Ilija Dimovski, anëtari KZ të partisë dhe deputet.

Vlerësimi ynë është, tha ai, se ky propozim është një hap para për formimin e komisionit dhe presim që LSDM-ja ta pranojë që të bëhet një hap para drejtë përmbushjes së obligimeve të cilat të dy partitë i kanë.

Sipas Dimovskit, në bisedat e deritanishme për komisionin e ekspertëve, VMRO-DPMNE seriozisht i është përkushtuar dhe është proaktiv.

Në të njëjtën kohë VMRO-DPMNE, siç deklaro ai, në disa drejtime, propozoi edhe forma të tjera të formimit, funksionimit dhe vendosjes së vet komisionit, për çka partia ka vlerësuar se do të ndihmojnë në procedurën për formim më të shpejtë të komisionit të ekspertëve.

Shumica e propozimeve të cilat vinin nga VMRO-DPMNE, sipas tij nuk ishin pranuar nga LSDM-ja

LSDM nuk e pranoi propozimin e VMRO-DPMNE-së për komisionin e ekspertëve

LSDM-ja mbetet e hapur për propozime konstruktive për komisionin e ekspertëve për ngjarjet e 24 dhjetorit, por për një çështje të këtillë të madhe nuk ka për qëllim të dëshmohet përmes mediave, thuhet në kumtesën e partisë opozitare si reagim i deklaratës së Ilija Dimovskit.

Sipas LSDM-së, partia në pushtet dëshiron të tregojë publikisht konstruktivitet, ndërsa propozon diçka që nuk ka kurrfarë logjike dhe prej kohësh është vendosur ad-akta dhe nuk është lëndë e bisedave të lloj-llojshme.

“LSDM-ja deri më tani VMRO-DPMNE-së i ka propozuar shtatë kandidatë për president dhe pranoi një prej propozimeve të pushtetit i cili nuk realizohej. Ai që është qëndrimi ynë se konsensusi si mekanizëm për vendosje, veçanërisht për ngjarjet para dhe më 24 dhjetor, mund të keqpërdoret si mekanizëm për bllokim me të cilin Komisioni asnjëherë nuk do ta përfundojë punën e tij, që nuk guxon të jetë cak i dikujt”, thuhet në kumtesën e partisë opozitare.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *