Home / Sport / Luiz lëshon sinjale drejt Barcelonës

Luiz lëshon sinjale drejt Barcelonës

Mbrojtësi i Çelsit, David Luiz, ka bërë të qartë se do të ishte shumë i interesuar për një lëvizje drejt kampionëve të Spanjës, Barcelonës. Futbollisti brazilian ka luajtur një rol thelbësor në këtë sezon, duke ndihmuar klubin të siguronte vendin e tretë në renditjen e kampionatit dhe të fitonte Europa League.

Por futbollisti ka treguar një anë tjetër të lojës së tij nën drejtimin e Bentiez, i zhvendosur shpesh në mesfushë, një pozicion që me sa duket ai pëlqen dhe mendon se do të ishte më i përshtatshëm nëse do të siguronte lëvizjen drejt një skuadre që di të mbajë topin.
“Objektivi im është të jem i lumtur dhe kjo është e mundur nëse luan në një skuadër që kontrollon topin”, ishin fjalët e tij për gazetën angleze “Daily Star”. “Barcelona është aktualisht skuadra që ka zhvilluar futbollin më të mirë në vitet e fundit. E di që ata interesoheshin për shërbimet e mia në të kaluarën, por tani nuk kam asnjë lajm të ri rreth kësaj situate”, shpjegoi braziliani.
Barcelona është vënë në kërkim të një mbrojtësi, duke pasur parasysh se dëmtimet e vazhdueshme të Pujol sollën probleme ne prapavijë, ku në qendër të këtij reparti mbetej vetëm një mbrojtës i mirëfilltë, Zherard Pike.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *