Home / Sport / Madridi kërkon ndihmë nga Lionel Mesi

Madridi kërkon ndihmë nga Lionel Mesi

Duket e çuditshme por qyteti i Madridit kërkon ndihmën e Lionel Mesit, edhe pse argjentinasi është idhulli i krahinës së Katalonjës, pasi luan me Barcelonën.

Interesimi i përfaqësuesve më të lartë të kryeqytetit spanjoll vjen pasi ky qytet është kandidat për organizimin e Olimpiadës 2020, përkrah Tokios dhe Stambollit. Komiteti organizator mendon se Madridi do të ketë më shumë shanse për t’u përzgjedhur si fitues nëse arrin të përfshijë edhe Mesin në delegacionin që do të marrë pjesë në ceremoninë e shpalljes së fituesit nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar me 7 shtator në Buenos Aires.
Kjo është arsyeja pse presidenti i Komitetit Olimpik Spanjoll, Alehandro Blanko, ka filluar kontaktet me futbollistin argjentinas dhe me presidentin e Barcelonës, Sandro Rosell, për të siguruar lejen që Mesi të jetë pjesë e delegacionit për datën në fjalë. Premtimi që u është bërë katalanasve, nëse arrihet një marrëveshje me yllin argjentinas, është se Barcelona do të ketë mundësinë të shërbejë si partner i rëndësishëm në organizimin e turneut të futbollit, me disa nga ndeshjet më të rëndësishme që do të organizohen në kryeqendrën e Katalonjës.
Kuptohet që një lajm i tillë nuk do të ketë kënaqur tifozët e Real Madrid, të cilët tani do të shohin Mesin si përfaqësues të qytetit të tyre, në vend të Kristiano Ronaldos, i cili vesh prej 4 vitesh fanellën e skuadrës dhe mund të ishte një emblemë më e mirë për kryeqytetin spanjoll.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *