Home / Sport / Manipulimet përshijnë futbollin spanjol

Manipulimet përshijnë futbollin spanjol

Futbolli spanjoll është mbërthyer nga një skandal i mirëfilltë i manipulimit të ndeshjeve të futbollit, pasi gazeta “Marca” ka publikuar një artikull të gjatë rreth rezultateve të trukuara.

Gazeta spanjolle ka publikuar deklarata nga drejtues klubesh, trajnerë dhe lojtarë, duke ruajtur anonimatin e tyre, që pohojnë për marrëveshje të mundshme apo tentativa të vazhdueshme trukimesh.
Një lojtar ka treguar në detaje se si është arritur një barazim i paracaktuar në një ndeshje të këtij edicioni të kampionatit spanjoll, ndërsa shpjegimin ia kishte dhënë para ndeshjes vetë trajneri i tij.
“Shkova të luaj ndaj Levantes dhe trajneri para fillimit të ndeshjes na tha: ‘Nëse shënojmë një gol, ata do të barazojnë dhe nëse shënojnë ata, do të barazojmë ne. Nëse në minutën e 85-të jemi 0-0, atëherë luani të qetë’. Të dy skuadrave u nevojitej barazimi dhe ndeshja përfundoi 0-0”, ka treguar ky lojtar spanjoll për gazetën “Marca”.
Artikulli përfshin një deklaratë të një trajneri që flet se ka shpesh dyshime për të aktivizuar lojtarë të veçantë pasi mendon se ata mund të jenë të shitur. Ndërsa një deklaratë me ë bujshme vjen nga një president i një “klubi elite” në Spanjë, i cili ka dhënë sinjale për një ndeshje të caktuar.
“Këtë sezon, në fushën e Rajo Vajekanos, kishte kontakte me një lojtar nga persona që deshën të manipulonin ndeshjen ndaj Majorkas. Por lojtari më pas komunikoi me trajneri e tij i cili bëri të dështonte gjithçka”, është tregimi rreth tentativës për manipulimin e takimit.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *