Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia e fundit për turizëm

Maqedonia e fundit për turizëm

20 maj- Në vendin e dytë janë SHBA-të me 62.7 milion turist dhe pas tyre radhiten: Kina, Spanja, Italia, Turqia, Britania e Madhe, Gjermania, Rusia e Malajzia, që në një mënyrë përbëjnë 10 vendet superfuqitë turistike në bazë të numrit të banorëve të tyre.

Sipas një analize me të dhënat numerike dhe statistikore, rezulton se vendi më i vizituar në botë është Franca, vend të cilin gjatë vitit të kaluar e kanë vizituar 81.4 milion turist. Në vendin e dytë janë SHBA-të me 62.7 milion turist dhe pas tyre radhiten: Kina, Spanja, Italia, Turqia, Britania e Madhe, Gjermania, Rusia e Malajzia, që në një mënyrë përbëjnë 10 vendet superfuqitë turistike në bazë të numrit të banorëve të tyre.

Sipas të dhënave të Bankës Botërore, Kroacinë e kanë vizituar 9.9 milion turist, të cilët kanë shpenzuar dhe kanë lënë në Kroaci 9.6 miliardë euro, ose llogaritur sipas numrit të banorëve (4.9 milion banorë), për kokë banori kanë realizuar nga 2.240 dollar që janë mjete marramendëse në krahasim me disa vende tjera, ndërsa kur në këtë kontekst përmendet Maqedonia, ajo as që përfshihet në këto lista statistikore. Sipas të dhënave, për numër të turistëve në 100 banor, nga vendet që kanë mbi 500 mijë banorë, Kroacia radhitet në vendin e tretë në botë, pas Hong kongut me 316 dhe Austrisë më 271, me 231 turist për kokë banori.

1. Hong kongu 316
2. Austria 271
3. Kroacia 231
4. Singapori 195
5. Mali i Zi 194..ndërsa Maqedonia radhitet e 13 me 16 turist në 100 banor

Të ardhurat nga turizmi për kokë banori janë:

1. Hong kongu 4.808,3
2. Singapori 3.386.6
3. Austria 2.642.4
4. Zvicra 2.620.5
5. Kroacia 2.240.7
6. Spanja 1.435,1
7. Portugalia 1.409

Ndërsa Maqedonia ka realizua 121.4 dollar për kokë banori

Të ardhurat nga turizmi sipas numrit të turistëve:
1. SHBA-të 2.964
2. Spanja 2.468
3. Portugalia 1.952
4. Gjermania 1.882
5. Holanda 1.856
6. Singapori 1.731
7. Tajlanda 1.608…në vendin e 12 është radhitur Kroacia, në të 14 është Mali i Zi, ndërsa Maqedonia gati se nuk vërehet në këtë rang-listë.

Të ardhurat nga turizmi në miliardë dollarë:

1. SHBA 185.886
2. Spanja 67.538
3. Franca 65.172
4. Gjermania 53.411
5. Kina 53.313
6. Britania e Madhe 48.940
7. Italia 45.638
8. Hong kongu 33.736
9. Tajlanda 30.926
10. Turqia 28.050…ndërsa Kroacia është e 29 me 9.614 miliardë dollarë.

Numri i turistëve që vizitojnë vendet nëpër botë është tepër i madh. Ndër ato vende më të vizituara janë:

1. Franca 81.411 milion turist
2. SHBA-të 62.711
3. Kina 57.581
4. Spanja 56.694
5. Italia 46.119
6. Turqia 34.038
7. Britania e Madhe 29.306
8. Gjermania 28.374
9. Rusia 24.932
10. Malajzia 24.717…e kështu me radhë ndërsa Maqedonia radhitet e 31-ta me 0.327 miliona turist në vit.

(M.Latifi/INA)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *