Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia me ushtri më të dobët në Ballkan, Serbia prinë

Maqedonia me ushtri më të dobët në Ballkan, Serbia prinë

7 maj-
Analiza është hartuar nga gazeta serbe “Blic”, e cila ka shkruar se Serbia është fuqia më e madhe ushtarake nga ish-republikat jugosllave. Ajo numëron 33 mijë pjesëtarë të Armatës së Serbisë, 80 aeroplanë ushtarak dhe 272 tankse. Për dallim nga Serbia, Maqedonia ka 8 mijë ushtarë, 31 tankse dhe asnjë aeroplan ushtarak.

Maqedonia është një nga vendet me ushtri më të dobët në ish-republikat jugosllave. Kosova nuk përmendet, ndërsa Serbia është me ushtrinë më të armatosur.

Analiza është hartuar nga gazeta serbe “Blic”, e cila ka shkruar se Serbia është fuqia më e madhe ushtarake nga ish-republikat jugosllave. Ajo numëron 33 mijë pjesëtarë të Armatës së Serbisë, 80 aeroplanë ushtarak dhe 272 tankse. Për dallim nga Serbia, Maqedonia ka 8 mijë ushtarë, 31 tankse dhe asnjë aeroplan ushtarak.

Sipas kësaj analize, Kroacia numëron 16 mijë pjesëtarë, 32 aeroplanë dhe 86 tankse, ndërkohë ajo është edhe anëtare e NATO-s. Edhe Bosnjë Hercegovina ka një numër të konsiderueshëm dhe fuqinë e saj si ushtri, duke numëruar 11 mijë pjesëtarë të rregullt, 19 aeroplanë dhe 188 tankse.

Sllovenia si vend anëtarë i NATO konsiderohet si një vend me kapacitete të vogla ushtarake, duke numëruar 7.100 pjesëtarë të ushtrisë, 24 aeroplanë dhe 54 tankse. Mali i Zi është në fundin e listës së ish-republikave që ka kapacitete të vogla të armatës, ku numërohen vetëm 2.100 pjesëtarë të rregullt të ushtrisë, 4 aeroplanë ushtarak dhe asnjë tanks.

Kjo analizë ka të bëjë vetëm me numrin e pjesëtarëve dhe armatimit si dhe mekanizmave të tjerë luftarak. Një pjesë e armatimit dhe mekanizmave luftarake në disa nga këto ish-republika janë jashtë standardeve të NATO-s dhe nuk janë në gjendje të rregullt.

Kosova nuk është përfshirë në këtë analizë, por forca mbrojtëse e Kosovës është FSK (Forcat e Sigurisë së Kosovës) që përfaqëson një forcë relativisht modeste me 2500 pjesëtarë aktiv, ndërsa komponenti rezervë ka deri në 800 anëtarë. Anëtarët e FSK-së në baza vullnetare janë profesionistë me strukturë të uniformuar dhe të armatosur lehtë. Struktura e tyre e hierarkike bazohet tërësisht në sistemin ushtarak të NATO-s.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *