Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia si Tanzania

Maqedonia si Tanzania

2 maj-Drejtorja e Projektit për Lirinë e Shtypit në Freedom House, Karin Karlekar deklaroi se, në përgjithësi në Maqedoni, situata politike është shumë e polarizuar dhe se kjo është pasqyruar edhe në media.

Organizata Freedom House nxorri të mërkurën indeksin për lirinë e shtypit në botë, ku Maqedonia përsëri radhitet në kategorinë e vendeve me media pjesërisht të lirë.

Sipas raportit, Maqedonia ka shënuar një hap prapa dhe aktualisht rangohet si një nga vendet më të këqija në Ballkan.

Rezultati i Maqedonisë është 56 pikë, në një shkallë ku 0 është rezultati më pozitiv dhe 100 më negativi.

Drejtorja e Projektit për Lirinë e Shtypit në Freedom House, Karin Karlekar deklaroi se, në përgjithësi në Maqedoni, situata politike është shumë e polarizuar dhe se kjo është pasqyruar edhe në media.

“Në këtë kontekst, hapësira për raportim të balancuar definitivishtë është ngushtuar me mbylljen e shumë medieve të pavarura dhe opozitare. Është një hapësirë e vogël, por ajo definitivisht po mbyllet. Në Maqedoni po bëhet shumë e vështirë që gazetarët e pavarur ta bëjnë punën e tyre, dhe kjo sigurisht na shqetëson shumë”, deklaroi Karkeler. (INA)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *