Home / Lajme / Maqedoni / Masa të reja qeveritare për përmirësimin e biznes klimës dhe mjedisit afarist

Masa të reja qeveritare për përmirësimin e biznes klimës dhe mjedisit afarist

12 maj-
Siç njoftoi në konferencën e sotme për shtyp, zëdhënësi i Qeverisë Aleksandar Gjorgjiev, deri më tani një kompani formohej, gjegjësisht regjistrohej në Regjistrin qendror në mënyrë elektronike dhe në formë të shkruar deri te sportelet e Regjistrit qendror. Me reformën e re, krahas atyre ekzistuese jepet mundësia, gjegjësisht subjekti, i cili dëshiron të formojë kompani këtë ta bëjë edhe përmes agjentëve të specializuar për regjistrim.

Reformë të re qëllimi i së cilës është thjeshtësimi i procedurave për formimin e kompanive në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë, dhe ulja gjegjësisht heqja e shpenzimeve të subjekteve për regjistrimin e kompanisë nëse zbatohet mënyra e cila rregullohet me këtë reformë të re, miratoi Qeveria në seancën e fundit, ndërsa tani më janë dorëzuar edhe në procedurë kuvendore.

Siç njoftoi në konferencën e sotme për shtyp, zëdhënësi i Qeverisë Aleksandar Gjorgjiev, deri më tani një kompani formohej, gjegjësisht regjistrohej në Regjistrin qendror në mënyrë elektronike dhe në formë të shkruar deri te sportelet e Regjistrit qendror. Me reformën e re, krahas atyre ekzistuese jepet mundësia, gjegjësisht subjekti, i cili dëshiron të formojë kompani këtë ta bëjë edhe përmes agjentëve të specializuar për regjistrim.

“Presim se me këtë reformë Republika e Maqedonisë do të realizojë hap të ri pozitiv në pjesën e vlerësimit të biznes klimës dhe rrethimit afarist dhe se do të realizohen efekte pozitive edhe për subjektet të cilat dëshirojnë të formojnë kompani, do të rritet numri i formimit elektronik të kompanive dhe veprimit elektronik në sferën e biznesit dhe so do të realizohen edhe më shumë efekte pozitive në pikpëpamje të punës së veprimtarisë së kontabilistëve”, tha Gjorgjiev

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *