Home / Lajme / Maqedoni / Mbështetje për themelimin e Asamblesë Parlamentare të EJL-së (VIDEO)

Mbështetje për themelimin e Asamblesë Parlamentare të EJL-së (VIDEO)

27 Maj – Kryetarët dhe nënkryetarët e Parlamenteve pjesëmarrëse në Konferencën e 10-të të kryetarëve të PBEJL-së theksuan se e mbështesin idenë për formimin e Asamblesë parlamentare, ndërsa disa prej tyre vlerësojnë se zgjerimi i BE-së nuk është ndërprerë dhe se parlamentet duhet të kenë rol proaktiv në zgjidhjen e krizës ekonomike.

Kryetari i Këshillit kombëtar të Sllovenisë, Mitja Bervar në fjalimin e Konferencës së 10-të të kryetarëve të Parlamenteve të PBEJL-së theksoi se BE-ja mbetet në rrugën e zgjerimit.”Fakti që Kroacia hyn në BE më 1 korrik, edhe krahas krizës ekonomike, tregon se vendet e reja janë të mirëseardhura nëse ato tërësisht i plotësojnë kriteret për inkuadrim”, tha ai duke theksuar se Sllovenia i mbështet proceset dhe nuk ka për qëllim ta vazhdojë këtë me përforcimin e marrëdhënieve të mira fqinje më gjerë në rajon dhe formave të tjera të bashkëpunimit multilateral.Parlamentet nacionale, vlerëson Bervar, duhet të marrin pjesë në mënyrë proaktive në formulimin dhe zbatimin e reformave ekonomike dhe sociale. Kryetari i parlamentit kroat, Josip Leko theksoi se Kroacia tregon se janë të mundshme ndryshimet dhe se progresi në zhvillimin e shoqërisë dhe shtetit megjithatë mund të realizohet nëse qëllimet janë të qarta dhe motivuese. E ndau gatishmërinë e vendit të tij për ndarjen e përvojës për hyrje në BE. “Edhe pse BE-ja ndodhet në vështirësi, para së gjithash të natyrës financiare, vlerësojmë se edhe më tej potenciali ynë ekonomik me hyrjen në BE do të rritet dhe se do t’i shfrytëzojmë mundësitë të cilat do të hapen në tregun e BE-së”, tha Leko. Krizën, thotë ai, do ta fitojmë me bashkëpunim të ndërsjellë të rritur dhe këmbim tregtar.Turqia e mbështet Asamblenë parlamentare të përbashkët dhe është e gatshme të japë çfarëdo kontributi për themelimin e saj, deklaroi kryetari i Asamblesë së madhe parlamentare kombëtare turke, Xhemil Çiçek. Në lidhje me bisedimet Shkup – Athinë, për stabilitetin e Ballkanit dëshirojmë sa më shpejtë të zgjidhet kontesti. E përshëndeti marrëveshjen e cila është dakorduar midis Beogradit dhe Prishtinës dhe theksoi se ajo do të kontribuojë për paqe si në Ballkan ashtu edhe më gjerë. Çiçek vlerëson se Kosova duhet të marrë pjesë edhe në proces, por me formulimin siç është dakorduar midis Kosovës dhe Serbisë.Mbështetje për pjesëmarrjen e Kosovës në këtë nismë theksoi edhe përfaqësuesi i Shqipërisë, Fatos Beja.Kryetari i Parlamentit bullgar, Mihail Mikov theksoi se që të ndjehen përfitimet nga bashkëpunimi rajonal ka mundësi të shumta, të cilat përfshijnë pjesëmarrje të përbashkët dhe përfaqësim në forumet investuese botërore si dhe intensifikimin e angazhimeve në rajon para investitorëve të huaj.

MBËSHTETJA PËR THEMELIMIN E ASAMBLESË PARLAMENTARE TË EJL-së ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *