Home / Lajme / Maqedoni / Më shumë ndarje se sa martesa (VIDEO)

Më shumë ndarje se sa martesa (VIDEO)

6 Maj – Të dhënat më të reja statistikore, të cilat Enti Shtetëror i Statistikës i bëri publike në fillim të prillit, flasin përsëri për ndryshime shqetësuese dhe intensive që ndodhin në shoqërinë maqedonase, në kushtet e një tranzicioni të gjatë, shoqëror, ekonomik dhe politik, si dhe një varfërimi galopant të të gjitha shtresave shoqërore, pa dallim përkatësie etnike.

Në vitin 2011 në Maqedoni janë lidhur 14736 martesa, ndërsa në vitin 2012, 676 më pak. Në vitin 2011 ka patur 1753 shkurorëzime, ndërsa vjet 263 më shumë. Shkurorëzimet ndodhin, madje edhe për shkak të mosmarrëveshjeve për emërtimin e fëmijëve.

Të dhënat më të reja statistikore, të cilat Enti Shtetëror i Statistikës i bëri publike në fillim të prillit, flasin përsëri për ndryshime shqetësuese dhe intensive që ndodhin në shoqërinë maqedonase, në kushtet e një tranzicioni të gjatë, shoqëror, ekonomik dhe politik, si dhe një varfërimi galopant të të gjitha shtresave shoqërore, pa dallim përkatësie etnike. Në vitin 2011 ka patur 7.2 martesa në një mijë banorë dhe 0.9 shkurorëzime në po aq banorë.

Ilija Acevski nga Instituti i Sociologjisë në Shkup i ka deklaruar Deutche Ëelle, se shkurorëzimi përjetohet më rëndë në vendet e varfra, atje ku më vështirë gjendet një vend pune dhe standardi është më i ulët. Nëse në vendet e zhvilluara, ku ka prosperitet dhe punë, ekzistojnë “të kurorëzuarit e lumtur”, në vendet e varfra kurorëzimi është zgjidhje, që nuk është shumë fatlume për individin, dhe sidomos për gratë. Në këtë mënyrë lindin rastet sociale, problemet për kujdestarinë e fëmijëve etj.

Fëmijët e çifteve të kurorëzuara i vuajnë pasojat kryesore të shkatërrimit të familjes, pas shkurorëzimit të çifteve, në shtetet e pazhvilluara, sepse shtetet përkatëse nuk i kanë mekanizmat e duhura, nuk kanë institucione për përkujdesjen e këtyre fëmijëve, ashtu si nuk kanë mundësi edhe për të ndërhyrë me ndihma sociale në këto raste. E gjithë kjo, lë pasoja të rënda në zhvillimin e mëtutjeshëm të fëmijëve të çifteve të kurorëzuara. Në një shtet të zhvilluar dhe të pasur si Suedia, kjo situatë është paksa e ndryshe, por në Maqedoninë e varfër, pasojat për fëmijët e tillë janë shumë të rënda, përfundon Ilija Acevski.

MË SHUMË NDARJE SE SA MARTESA ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *