Home / Sport / Meiuedher-Kliçko, dy kampionët mbrojnë brezin

Meiuedher-Kliçko, dy kampionët mbrojnë brezin

Floid Meiuedher dhe Vladimir Kliçko kanë regjistruar dje fitoret e radhës në ndeshjet për mbrojtjen e titujve kampion, duke konfirmuar se janë të padiskutueshëm në peshën e tyre. Meiuedher ka triumfuar në ndeshjen ndaj Robert Guerrero me vendim unanim, ndërsa Kliçko ka mbyllur ndeshjen pas 6 raundeve ndaj Françesko Pianeta.

Meiuedher, ndonëse vinte prej rreth një viti “pushime”, ku përfshihej edhe qëndrimi prej 57 ditësh në burg pas dënimit për dhunë në familje, ka treguar se ishte në një formë të mirë dhe ka triumfuar falë saktësisë së tij të jashtëzakonshme, duke goditur në shenjë në 195 nga 476 grushtet që dha në këtë takim, 153 prej të cilëve u cilësuan goditje të forta. Ndaj vendimi unanim i gjyqtarëve në fund të 12 raundeve ndaj Guerrero ishte mëse i pritshëm. Ky sukses çoi rekordin e amerikanit në 44-0, një tjetër hap drejt ëndrrës së tij për të mbyllur karrierën i pamposhtur, si askush para tij në këto nivele. Sukseset e tij kanë bërë që ai të jetë boksieri më i paguar në botë, pasi edhe nga ndeshja e mbrëmshme ai kishte të garantuar minimalisht 32 milion dollarë.
Ndërsa ndeshja ë peshave të rënda mes Kliçko dhe Pianeta ka qenë edhe më e njëanshme, pasi ukrainasi ka siguruar fitoren e 18-të radhazi duke hedhur tre herë në 6 raundet e para kundërshtarin e tij, derisa u shpall fitues me KO teknik. Kjo ishte fitorja e 51-të në karrierë me KO për gjigandin ukrainas që ka një bilanc të jashtëzakonshëm prej 60 fitoresh e vetëm 3 humbjesh. Ironikisht, në anë të ringut qëndronte si komentator i ndeshjes Devid Hej, ai që mendohet se do të jetë një nga kundërshtarët e radhës së kampionit ukrainas, gjithmonë nëse fiton ndeshjet kualifikuese për t’u kthyer në sfidues për titullin botëror.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *