Home / Sport / Milani në Champions mes polemikave

Milani në Champions mes polemikave

Milani ka siguruar vendin e tretë në Serinë A dhe pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve në sezonin e ardhshëm, por fitorja 2-1 ndaj Sienës do të shoqërohet me polemika të shumta për mënyrën se si erdhi ky rezultat.

Kuqezinjtë ishin në garë me Fiorentinën, e cila për vetë fitoi lehtësisht 5-1 ndaj Peskaras dhe ishte thuajse gjatë gjithë kohës më e vëmendshme me atë që i ndodhte skuadrës së Alegrit përballë Sienës.
Në fakt vendasit i bënë një nder kushërinjve, duke kaluar në avantazh të parët me anë të Tercit dhe duke bllokuar çdo tentativë të Milanit. Edhe largimi me karton të kuq i Ambrosinit nga njëra anë dhe Terlicit në anën tjetër dukej se nuk do të ndryshonte këtë rezultat dhe Milani po i afrohej një vendi të katërt të bujshëm.
Por në minutën e 83-të, Felipe shkakton faull ndaj Balotelit, e pavarësisht protestave të Sienës, gjyqtari bën shenjë nga pika e bardhë, ku si zakonisht gjuan vetë sulmuesi, përsëri i pagabueshëm. Por Milanit i duhej një tjetër gol për të siguruar Ligën e Kampioneve dhe e gjen atë vetëm 3 minuta më vonë, kur mbrojtja e Sienës harron në zonë Mekses, i cili ka kohën e duhur të ulë topin dhe të dërgojë topin në rrjetë. Me këtë fitore, Milani siguron vendin e tretë, ndërsa Fiorentina duhet të kënaqet me pjesëmarrjen në Europa League.
Atje do t’i bashkohet Udineze, skuadër që siguroi vendin e pestë pasi shkatërroi me rezultatin 5-2 Interin në “San Siro”, ku këtë radhë tifozeria zikaltër nuk pushoi së vërshëllyeri kundër skuadrës dhe duke kërkuar në kor dorëheqjen e drejtuesve për këtë sezon shkatërrimtar, të mbyllur në vendin e 9-të në klasifikim.

Seria A
Java 38 / Rezultatet
Atalanta-Kievo 2-2
Bolonja-Xhenoa 0-0
Kaljari-Lacio 1-0
Torino-Katania 2-2
Peskara-Fiorentina 1-5
Siena-Milan 1-2
Roma-Napoli 2-1
Palermo-Parma 1-3
Inter-Udineze 2-5

Klasifikimi: Juventus 87; Napoli 78; Milan 72; Fiorentina 70; Udinese 66; Roma 62; Lacio 61; Katania 56; Inter 54; Parma 49; Kaljari 47; Kievo 45; Bolonja 44; Sampdoria 42; Atalanta 40; Torino 39; Xhenoa 38; Palermo 32; Siena 30; Peskara 22. (Penalizime: Siena -6, Atalanta -2, Torino -1, Sampdoria -1).

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *