Home / Sport / Milani, në ethet e Champions deri në javën e fundit

Milani, në ethet e Champions deri në javën e fundit

Emri i skuadrës së tretë që do të luajë në Ligën e Kampioneve në sezonin e ardhshëm nga kampionati italian do të mësohet vetëm në javën e fundit të Serisë A, pasi Milani që mban aktualisht vendin e tretë në kampionat nuk ka arritur të presë biletën sot me një fitore ndaj Romës. Kuqezinjtë janë ndalur në barazim 0-0 nga Roma në “San Siro” dhe ruajnë një avantazh prej dy pikësh ndaj Fiorentinës që i ndjek në renditje.

Tashmë atyre u duhet një sukses në javën e ardhshme në fushën e Sienës, të ndërgjegjshëm që kundërshtarët e tyre nuk luajnë për asgjë pasi kanë rënë matematikisht në Serinë B. Por këta të fundit mund të kërkojnë t’u bëjnë një nder kushërinjve të Fiorentinës që nga ana e tyre në javën e fundit luajnë një ndeshje shumë të thjeshtë në letër në fushën e Peskara.
Por takimi i mbrëmshëm mes Milanit dhe Romës, më shumë se për emocionet në fushë do të kujtohet për skandalin e radhës të racizmit në Itali. Tifozët e Romës kanë ulëritur vazhdimisht dhe kanë lëshuar kore të njëpasnjëshme raciste në adresë të lojtarëve me ngjyrë të Milanit, e sidomos Mario Balotelit. Pas rasteve të përsëritura, gjyqtari Roki ka ndërprerë për dy minuta ndeshjen në pjesnë e dytë dhe vetëm pas qetësimit të situatës dhe paralajmërimit me altoparlant për ndërprerjen e plotë të takimit, është rifilluar ndeshja.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *